Gjatë një viti në shkollat e vendit janë regjistruar 2750 rase dhune. Shumica e tyre kanë ndodhur në Tiranë dhe një pjesë e incidenteve janë mes nxënësve dhe mësuesve.
Një raport i Ministrisë së Arsimit ka nxjerrë në pah shifra alarmante sa I takon rasteve të dhunës në shkolla.
2750 raste dhune janë raportuar në shkollat Shqiptare gjatë vitit arsimor 2022-2023. Shumica prej tyre kanë ndodhur në institucionet arsimore publike, 91.43% e rasteve. Triana është ZVA me rastet më të shumta, plot 873. Ndërsa ZVA Selenice është vendi me asnjë rast.
Rastet në të shumta të dhunës kanë ndodhur në gjimnaze, me konkretisht 1051 raste të tilla. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 139 raste personat që kanë shkaktuar dhunën kanë qenë vetë mësuesit ndërsa 2306 raste të tjera janë shkaktuar nga nxënësit.
732 raste në klasa dhe 518 raste jashtë shkollë, janë vendet ku ndodhin rastet më të shumta të dhunës.
Pjesa tjetër kanë ndodhur në autobusin e shkollës, në klasë me praninë e mësuesve, në palestër apo në tualet.
Sipas raportit të publikuar nga vetë Ministria e Arsimit 954 raste të dhunës janë shkaktuar nga bullizmi, 912 raste kanë përjetuar dhunë verbale ndërsa në 796 raste dhuna ka agravuar deri fizikisht.
Shumica e rasteve janë referuar nga shërbimi psiko-social i shkollës.
Leave feedback about this