Ashtu si dhe në provimet e tjera, edhe kësaj here është publikuar teza e provimit me zgjedhje nga maturantët.
Provimi nisi në orën 10:00, ndërsa teza u publikua vetëm 30 minuta më pas.
Ky është provimi i fundit për maturën shtetërore 2023.
Testi nisi në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshtruan testit të parë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe Letërsi dhe Matematikë.
Njësoj si vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.
Përfaqësuesit e kësaj të fundit, thonë se kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit.
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023, vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të ritestojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.
Leave feedback about this