38,8% e shqiptarëve duhanpirës/ OBSH: Europa pa duhan deri në vitin 2040
Shendetesi

38,8% e shqiptarëve duhanpirës/ OBSH: Europa pa duhan deri në vitin 2040

Organizata botërore e shëndetësisë ka vendosur si objektiv, që në vitin 2040 të shpall Europën pa duhan. Po ndërsa ekspertët e shëndetësisë botërore mendojnë që në këtë vit niveli i duhanpirjes të jetë jo më shumë se 5% në Shqipëri kjo shifër vjen në rritje. Një raport i fundit i Bankës Botërore ka nxjerr në pah se 38,8% e shqiptarëve janë konsumatorë të duhanit.Në një intervistë për Euroneës Albania eksperti për politikat për mbrojtjen nga duhani, Roland Shuperka, thotë se vendi ynë e ka të vështirë të arrij këtë objektiv. Pavarësisht situatës, Shqipëria renditet mes 90 vendeve të para në botë sa i takon politikave të hartuara për parandalimin e duhanit, por disa prej tyre janë të pazbatueshm.Eksperti sugjeron që duhanpirësit, që nuk mund të shkëputen nga vesi të kalojnë në përdorimin e produkteve alternative pa djegie. Produktet alternative të duhanit pa djegie përdoren në afro  30% të duhanpirësve në disa vende të Europës, sa i takon Shqipërisë këto produkte përdoren në më pak se 5% të duhanpirësve

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X