50% e banorëve që jetojnë në Tiranë mendojnë se është e lehtë të gjesh një vend të mirë pune
Aktualitet

50% e banorëve që jetojnë në Tiranë mendojnë se është e lehtë të gjesh një vend të mirë pune

50% e njerëzve që jetojnë në kryeqytetin shqiptar mendojnë se është e lehtë të gjesh një vend të mirë pune në Tiranë. Ndryshe nga perceptimi i qytetarëve që jetojnë në Romë e Athinë, ku kjo normë është më e ulëta në Europë.

Mes qyteteve anembanë Europës ekziston një hendek i madh në mënyrën se si banorët i perceptojnë shanset e tyre për të gjetur një vend punë në qytetet ku jetojnë. Një sondazh i cili mbuloi BE-në, EFTA-n, disa vende kandidatë për në BE dhe Britaninë e Madhe zbuloi se në 83 qytete të kontinentit europian, më pak se gjysma e banorëve mendojnë se është e lehtë të gjesh një punë, por opinionet ndryshojnë nga vendi në vend.

Në Palermo, për shembull, vetëm 4% e njerëzve ndajnë këtë mendim ndërsa, në Pragë, 79% e tyre ndihen të sigurt për perspektivat e punës.

Faktorë të tillë si gjendja ekonomike e vendit, shkalla e papunësisë dhe nëse është apo jo kryeqytet mund të ndikojnë ndjeshëm në mundësitë e punësimit.

Disa shtete përfaqësohen nga vetëm një qytet në sondazh, të tjerët kanë qytete të shumta të përfshira, me disa që paraqesin deri në gjashtë ose shtatë qytete.

Cili kryeqytet është më i miri për të gjetur një punë të mirë?

Duke parë kryeqytetet, përqindja e njerëzve që besojnë se është e lehtë të gjesh një punë të mirë varion ndjeshëm. Praga kryeson me normën më të lartë me 79%, e ndjekur nga Bratislava (72%), Oslo (69%) dhe Stokholmi (68%).

Roma ka normën më të ulët me 20%, e ndjekur nga Athina (21%) dhe Madridi (24%).

Ndër pesë ekonomitë kryesore të Europës, Parisi dhe Londra kryesojnë me 61% të banorëve që shprehin optimizëm për mundësitë e punësimit, të ndjekura nga afër nga Berlini me 57%. Në të kundërt, kryeqytetet e Spanjës dhe Italisë renditen në vendin e tretë të fundit, duke reflektuar besim shumë më të ulët në disponueshmërinë e vendeve të mira të punës.

Nga 35 kryeqytete europiane Tirana renditet në vendin e 22, me 50%, ky perceptimi është më pozitiv se vendet e tjera të rajonit, në Beograd vetëm 38% e banorëve vendas mendojnë se është e lehtë të gjesh një vend të mirë punë, një Shkup 36%, ndërsa në Podgoricë vetëm 26%.

Qytetet italiane dominojnë fundin e renditjes

Përveç Palermos, qytetet e tjera italiane dominojnë renditjen më të ulët, me katër nga pesë të fundit që kanë 20% ose më pak banorë që besojnë se është e lehtë të gjesh një punë të mirë.

Njerëzit në qytetet spanjolle besojnë kryesisht se nuk është e lehtë të sigurohet një punë e mirë aty ku jetojnë, pasi më pak se një në katër banorë ndihen ndryshe në të katër qytetet e përfshira në sondazh.

Midis pesë ekonomive të para, Gjermania ka normën mesatare më të lartë prej 60% në qytetet e saj, e kryesuar nga Mynihu me 72%, që renditet e treta në përgjithësi në të gjithë listën.

Kjo mesatare është 63% në Mbretërinë e Bashkuar, 47% në Francë, 24% në Itali dhe 21% në Spanjë, me të gjitha vendet e përfaqësuara nga të paktën katër qytete.

Punët e mira lidhen me jetën dhe kënaqësinë financiare

Raporti tregon se perceptimi i mundësive të mira të punës është i ndërlidhur me kënaqësinë e përgjithshme me jetesën në qytet. Në qytetet ku më shumë njerëz besojnë se është e lehtë të gjesh një punë të mirë, vërehen nivele më të larta të kënaqësisë me jetën e qytetit. Megjithatë, kjo lidhje reciproke është e moderuar, në 51%.

Euroneës Business gjeti një lidhje më të fortë midis perceptimit të mundësive të mira të punës dhe kënaqësisë me situatat personale të punës, me një korrelacion prej 70%. Kur njerëzit mendojnë se është e lehtë të gjejnë një punë të mirë, kënaqësia e tyre me situatën e tyre financiare gjithashtu priret të përmirësohet.

Sondazhi mblodhi përgjigje nga mbi 71,000 njerëz në 83 qytete evropiane, me të paktën 839 banorë që morën pjesë nga secili qytet.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X