65 mln Dollarë për shërbimet qeveritare online. BB: Të përmirësohet e-Albania për akses nga të gjithë
Aktualitet

65 mln Dollarë për shërbimet qeveritare online. BB: Të përmirësohet e-Albania për akses nga të gjithë

Banka Botërore do të financojë përmirësimin e shërbimeve qeveritare online dhe përfshirjen më të gjerë të qytetarëve, përmes një granti në vlerën e 65 mln Dollarëve. Në një analizë të sajën, Banka Botërore vlerëson se vendi ka nevojë për ndryshime specifike në shërbimet digjitale.

“Me mbështetjen e Bankës Botërore, qeveria e Shqipërisë do të shfrytëzojë risitë dixhitale, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike, rritjen e kapitalit njerëzor dhe promovimin e një zhvillimi më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Rritja e aksesit ndaj shërbimeve dixhitale të popullatës dhe grupet vulnerabël, si të varfrit, të moshuarit dhe invalidët është tregues për zhvillimin ekonomik”.

BB sugjeron ridizajnimin e portalit e-Albania dhe shtimin e opsioneve për përdoruesit, si dhe përshtatjen e portalit për përdorim në celular.

“Është e nevojshme përmirësimi i përdorshmërisë së e-Albania, i aftësitë dixhitale, numerike dhe shkrim-leximi prej më shumë se 30,000 nxënësve të shkollave fillore. Kjo do të gjenerojë përfitime ekonomike duke kursyer kohë dhe para në ofrimin e shërbimeve publike.”

Banka Botërore vlerëson se të dhënat, mbrojtja dhe siguria e informacionit do të forcohet duke krijuar më shumë të dhëna në dispozicion për konsum publik përmes një portali të rinovuar Open Data.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X