PENSIONET PRIVATE, FONDI “ALBSIG INVEST” SH.A, ALTERNATIVA E DUHUR PËR SHQIPTARËT
Në përgjithësi, pjesa më e madhe e popullatës në Shqipëri e ka konsideruar fondin e pensionit si detyrim, barrë financiare ngarkuar nga shteti. Mungesa e kulturës financiare dhe në vecanti mungesa e njohurive të zgjeruara mbi sigurimet, si dhe historiku i deri tanishëm i tregjeve financiare në Shqipëri, janë disa nga elementët kryesorë që pengojnë zhvillimin në këtë fushë. Aktualisht, tregu i pensioneve private është një treg i ri, me një mision të rëndësishëm. Megjithatë, mjafton të vrojtosh ritmet me të cilat po zhvillohet ky treg, në raport me treguesit ekonomik, dhe arrin të vlerësosh rritjen e interesit publik dhe domosdoshmërinë e fuqizimit të tij.
Në këtë kontekst, ka lindur nevoja për reformimin e sistemit të pensioneve, duke u fokusuar në gjetjen e rrugëve të përshtatshme dhe të drejta të financimit, dhe konkretisht ndarjen e përgjegjësive të përbashkëta të mbulimit të nevojave jetësore në pleqëri, midis shtetit dhe individit. Një nga sistemet që po funksionon sot me sukses është fondi i pensionit vullnetar privat.
Pensionet private, kalvari dhe peripecitë e formimit të një kulture në treg
Qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private. Tregu i pensioneve private në Shqipëri është ende i ri dhe zgjerimi i mirëfilltë i fondeve të pensionit nisi vetëm një dekadë më parë, pas përfshirjes së investitorëve me përvojë nga tregu bankar dhe ai i sigurimeve shtetërore. Megjithë përpjekjet e shtuara në drejtim të zhvillimit të këtij tregu gjatë viteve të fundit, pesha absolute e vlerës së këtij tregu mbetet e papërfillshme kundrejt madhësisë totale të sektorit financiar në vend.
Pensionet private janë një alternativë shtesë për të siguruar të ardhura të qëndrueshme pas moshës 65 vjecare, të ardhura të cilat konsiderohet ndihmë shtesë për të ruajtur standardet e jetesës pas pensionit. Politikat e pensioneve private synojnë ti sigurojnë pensionistëve të ardhura të rregullta në baza mujore, që ndikojnë në uljen e probabilitetit që ata të preken nga varfëria, por gjithashtu edhe duke mos i përjashtuar ata nga skema sociale. Këto fonde kryesisht po nxiten dhe po përdoren gjerësisht nga skemat e pensioneve të ndërmarrjeve private, që ofrohen në formën e përfitimeve për punonjësit. Skemat funksionojnë nëpërmjet kontributeve të derdhura nga punëdhënësit, në favor të punëmarrësve ose nëpërmjet kontributit të përbashkët. Kjo praktikë specifike është aplikuar dhe nga Fondi i Pensionit Vullnetar “Albsig Invest” sh.a, pjese e Kastrati Grup.
Cfarë është Fondi i Pensionit vullnetar “Albsig Invest”
Fondi i Pensionit Vullnetar “Albsig Invest” është një alternativë për të patur të ardhura shtesë përveç pensionit të garantuar shtetëror. Fondi është ideuar dhe krijuar për të shmangur problematikat e sistemit shtetëror, ku si rrjedhojë e rritjes së jetëgjatësisë, nuk arrin të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, në momentin që arrijnë moshën e pensionit. Politikat dhe procedurat e rigoroze të Fondit të Pensionit “Albsig Invest” të miratuara edhe nga rrregullatori shtetëror në fushën e sigurimeve, Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka mirëpërcaktuar se fondet e depozituara për pension suplementar pranë Albsig do të investohen vetëm në obligacione afatgjata të Republikës së Shqipërisë. Tradicionalisht obligacionet qeveritare janë aseti me rrezikun më të ulët, ndër asetet e tjera në tregun e kapitaleve dhe konsiderohen me rrezik zero.
Si mund të antarësohesh në Fondin “Albsig Invest”
Fondi i Pensioneve “Albsig Invest” me qëllim për ti ardhur në ndihmë çdo konsumatori ka hartuar dy lloje skemash efikase dhe shume qartësisht të kuptueshme për të gjithë grupin e synuar të interesit. Skemat janë ndarë në dy grupe, skema profesionale dhe skema individuale;
Skema Profesionale
Bizneset e mëdha, me një numër të konsiderueshëm punonjësish, janë ata që janë bërë inisiatorë në këtë skemë. Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi (individi) kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin (individin). Një grup i madh biznesesh kanë përzgjedhur fondin e pensionit vullnetar “Albsig Invest”. Vlen të theksojmë se nga përvoja dy vjecare e këtij fondi duket qartë dhe përqindja në treg e bizneseve që kanë përzgjedhur këtë të fundit.
Skema Individuale
Skema individuale është ideuar dhe krijuar që individi (punëmarrësi) të kontribojë bazuar në mundësitë financiare që mund të ketë çdo muaj. Në skemën individuale vetëm individi (punëmarrësi) kontribuon në masën e dëshiruar.
Shtrirja në kohë, politika më e mirë e investimit
Element i rëndësishëm që shoqëron investimin për pension është kohëzgjatja. Sa më gjatë ta kesh kohën e investimit, aq me frytdhënës do të jetë dhe investimi që bën. Fondi do të investojë kryesisht në obligacione afatgjata të Shtetit Shqiptar. Objektivi i fondit të pensioneve vullnetare “Albsig” është optimizimi i normës së kthimit, duke ruajtur principalin dhe duke monitoruar tolerancat për një rrezik sa më të ulët. Njëkohësisht është shumë e rëndësishme horizonti i investimit. Horizonti i investimit duhet të jetë afat gjatë, konkretisht duke nisur nga 10 deri në 30 vjet.
Cfarë përfiton një anëtar i Fondit të Pensioneve Vullnetare “Albsig Invest”, në momentin kur bëhet pjesë e tij?
Çdo anëtar i Fondit të Pensionit Vullnetar “Albsig Invest” ka të drejtë të përfitojë shumën e investuar, e akumuluar në format e paraqituara më poshtë, kur përmbush kushtet përkatëse të specifikuara sipas kategorive ku ata bëjnë pjesë si:
- Pension Pleqërie: kur mbush moshën e pensionit të parashikuar në ligjin për sigurimet shoqërore;
- Pension të parakohshëm: 5 vjet përpara se të mbushë moshën e pensionit të parashikuar në ligjin për sigurimet shoqërore;
- Pension invaliditeti: kur bëhet i paaftë për punë në mënyrë të përhershme dhe që vërtetohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Pension familjar: në rastin kur anëtari vdes përpara se të marrë pagesën e të gjithë aseteve të veta, asetet në llogarinë e tij/saj u shpërndahen trashëgimtarëve, në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë trashëgiminë.
Pse të antarësohemi në Fondi i Pensioneve “Albsig Invest”?
Ndryshe nga sistemi tradicional i pensioneve në shtet, sistemi privat i pensioneve ka një sërë avantazhesh për të gjithë konsumatorët që mendojnë të bëhen pjesë e tij për një jetë më të mirë. Investimi në këtë fushë ka bërë që një pjesë e mirë e konsumatorëve të përfitojnë nga kontributet e derdhura çdo vit. Për efekt llogaritje tatimi, kontributet periodike janë të zbritshme nga paga bruto. Investimet në fond janë të përjashtuara nga tatimi mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali. Gjithashtu, dhe në rast të humbjes së jetës, fondi i pensionit është i trashëgueshëm. Investimet kryhen nga profesionistë shumë të specializuar për të kryer investimet më të duhura për fondin e pensionit, e cila ndikon pozitivisht mbi normën e kthimit. Për më tepër, theksojmë se avantazhi kryesor i fondeve të pensionit në krahasim me investimet individuale, është mundësia e diversifikimit që ofrojnë fondet.
Metoda aplikimit, transparencë e plotë
Në kuadër të transparencës dhe mundësisë për të kontrolluar dhe verifikuar llogarinë personale online, cdo anëtar që bëhet pjesë e Fondit Vullnetar “Albsig Invest” (nese e perdor ketu albsig invest duhet sqarar qe lart terminologjia) pajiset me një emër përdoruesi (username) dhe fjalëkalim (password).
Në llogarine e tyre personale paraqiten të gjitha kontributet e kryera, norma e kthimit të fondit dhe informacione të tjera të rëndësishme. Fondi i Pensionit Vullnetar “Albsig” është i trashëgueshëm për familjen dhe lejohet depozitimi dhe i shumave të vogla të parave.
Sa duhet të paguaj? Pyetja që bëhet më shpesh
Pyetja me të cilën hasemi më shpesh nga shumica e të interesuarve është shuma që duhet të paguajnë në fond. Për ta bërë sa më të aksesueshme nga të gjithë pjesëmarrjen në Fonde të tilla Sigurimi, ekspertët e fushës kanë hartuar politika të tilla, që investimet e bëra të jenë në bazë të çdo mundësie financiare që gjithësecili prej nesh ka. Për ti krijuar gjithkujt mundësinë e pjesëmarrjes në fonde pensioni vullnetar, shuma minimale e kontributit është menduar të fillojë nga 1,000 lekë në muaj. Dëshirojmë të theksojmë fort se është shumë e rëndësishme hyrja në fond, sa më herët për cdo kontribues pasi aq më shumë fitimprurës do të jetë investimi dhe si rrjedhojë edhe të ardhurat shtesë të përfituara në moshën pas daljes në pension.
Po në rast paaftësie apo humbje jete, çfarë ndodh me kontributet?
Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit të Pensioneve “Albsig” deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.
Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij (trashëgimtarët përfitojnë pension familjar).
Ku mund të anëtarësoheni?
Mos prit më gjatë! Mendo për një pleqëri të mbarë dhe pa probleme ekonomike. Nis investimin tënd edhe për vitet e pensionit! Për të gjithë të interesuarit, për tu antarësuar në Fondin Vullnetar “Albsig”, përveç mundësive të aplikimit online, ata mund të drejtohen pranë rrjetit të degëve të “Albsig” sh.a, në të gjithë Shqipërinë ose pranë zyrave qendrore të “Albsig Invest” në Tiranë.
Anëtarët e Fondit Vullnetar Albsig shpërblehen me karta klienti
Anëtarët e fondit “Albsig Invest” shpërblehen me karta klienti për mundësi uljesh në të gjithë gamën e produkteve dhe të shërbimeve në “Albsig”sh.a. Për shërbimet spitalore e shëndetësore të gjithë anëtarët e Fondit të Pensioneve “Albsig Invest”, pajisen me kartën e anëtarësimit “Albsig MED”, me anë të së cilës përfitojnë ulje në të gjithë rrjetin privat spitalor. Përfitimet e klienteve nuk mbesin këtu, pasi “Albsig Invest” ka menduar më shumë për klientët. Për të gjithë anëtarët e fondit vullnetar të pensionit “Albsig”, që janë klientë besnikë të “Albsig”, pajisen me kartën e përgjithshme të klientit, përmes së cilës ata përfitojnë ulje për produktet, si më poshtë:
• Deri në 25% bonus për sigurimet vullnetare të makinës;
• Deri në 20% bonus për sigurimin vullnetar të shtëpisë;
• Deri në 50% bonus për sigurimin e shëndetit në udhëtim.
a.k
Leave feedback about this