24 vitet e pazhvilluara te kultures se sigurimeve vullnetare në Shqipëri!
Sigurime të Detyrueshme Uncategorized

24 vitet e pazhvilluara te kultures se sigurimeve vullnetare në Shqipëri!

Kane kaluar plot 24-vite, qe nga viti 1999, vit ky I liberalizimit te Tregut te Sigurimeve ne Shqiperi dhe duket se nuk ka ndryshuar pothuajse asgje. Edhe pse pergjate kesaj kohe ,kanë ndodhur plot ndryshime  cilësore e sasiore, ka ndryshuar baza ligjore, mentaliteti e botëkuptimi, por përsëri Shqipëria kategorizohen si një nga vendet me kulturë dhe edukim shume të pakët në sigurime, krahasuar edhe me vendet e rajonit.

Vlera e sigurimit për frymë ne vitin 2021 ka ardhur në rritje, por prapë mbetet më e ulëta në rajon e më gjerë.  Nga kjo analizë të dhënash rezulton gjithashtu se qytetarët e Tiranës janë ata që paguajnë më së shumti sigurime në raport me popullsinë, mesatarisht me 12,660 lekë për frymë, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Në vend të dytë ndërkohë ndjek Gjirokastra, me 6,227 lekë për frymë. Durrësi mban vendin e 3-të me 4,879 lekë për frymë, ndjekur nga Vlora me 4,624 lekë për frymë dhe Shkodra me 4,614 lekë për frymë. Dy qarqet që investojnë më pak sa i përket sigurimeve në tërësi janë Kukësi me vetëm 2,941 lekë/frymë dhe Dibra me rreth 2,872 lekë/frymë.

Pavarësisht numrit të madh të kompanive që operojnë në treg dhe shumëllojshmërisë së produkteve që ofrohen, qytetarët shqiptarë ende nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur kësaj industrie. Akoma mbetet e vështirë për shqiptarët konceptimi i saktë për rëndësinë e sigurimeve. Kjo edhe pasi ne vijmë nga një kulturë ku shteti përgjigjej për gjithçka ,ndërkohë që sot ai ka marrë rolin e rregullatorit, mbikëqyrësit ,hartimit të  bazës ligjore dhe mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, ku mbetet akoma shumë punë për të arritur të gjitha standardet europiane e sidomos përmirësimit të bazës ligjore ku duhet një konsulencë me bazë të gjerë nga ekspertë të industrisë së sigurimeve.

Me gjithë ekspozimin serioz ndaj riskut të fatkeqësive të shkaktuara nga natyra përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, sërish qytetarët tregohen indiferentë ndaj sigurimeve.Faktorët që ndikojnë për këtë nivel të ulët të sigurimeve në Shqipëri janë të shumtë duke filluar që nga niveli i ulet i  jetesës,  mungesa e kulturës si edhe ,mangësi ligjore si p.sh ligji për përgjegjësitë civile, profesionale dhe te produktit. Kompanitë e sigurimit nën mbikëqyrjen e AMF-së kanë bërë një progres në volumin e dëmeve të paguara duke shkurtuar edhe afatet e pagesave, por mbetet akoma për të bërë nga kompanitë në këtë drejtim, duke qenë se pagesa e dëmeve në kohë ndikon në rritjen e besimit te qytetari  dhe dëshirën për tu afruar më shumë me sigurimet vullnetare. Sigurimi i pronës është një nga konceptet e reja që ka hyrë në marrëdhëniet financiare të qytetarëve me pronën e tyre. Kjo, në shumicën e rasteve, është e lidhur edhe me detyrimet e kërkuara nga marrëdhëniet me bankat, për kreditë që merren nga qytetarët për blerjen e banesave. 

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X