Stdentët ekselentë dhe ata në nevojë nuk i kanë marrë ende bursat per kete vit. Lajmin e bejne te ditur shoqatat ne ndihme te studenteve. “Dimri i gjatë i studentëve” keshtu është quajtur raporti i monitorimit, realizuar nga Qëndresa Qytetare, e cila evidenton, se në të paktën 3 vitet e fundit studentët e ekselencës dhe ata në nevojë ekonomike, që përfitojnë bursë në masën e 100 mijë lekëve të vjetra në muaj, e kanë marrë këtë bursë me 4-5 muaj vonesë.
“Jane bere pothuajse 5 muaj dhe ne nuk po i marrim bursat. Nuk e dimë arsyen që po vonohen, ndërkohë që ne kemi nevojë më shumë se kurrë. Në vend që të pretendonim rritjen e masës së bursës, për shkak të rritjes së çmimeve, ne nuk po i marrim fare. Sjellje te tilla shkaktojne shume probleme ne ekonomine e familjeve qe kane femijet ne shkolla te larta. Per kete dhe shume problematika te tjera pse pyesim pse po ikin të rinjtë”, theksoi gjate Esmeralda Gjidia student prane fakultetit filologjik ne Tirane. Problematika e voneses se bursave eshte pare te te gjithe studentet pasi pjesa me e madhe e tyre sidomos ato qe jetojne neper godinat e qytetit studenti mbahen nga keto bursa. Studentet bejne me dije se bursat jo vetem qe nuk jane rritur por jane vonuar pothuajse gjysme viti. “Jemi detyruar te futemi ne pune sezonale sepse kemi pas vonesa shume te medhaja me bursat. Une kam pas ndihmen e familjes deri tani por tani u detyrova dhe u futa ne pune kamarier per te perfituar sadopak shpenzimet mujore”, keshtu nis e tregon Ervin Sinani student I ekonomikiut. “|Ne realizuam një anketim dhe i pyetëm studentët, nëse i kanë marrë bursat dhe 98% e tyre u përgjigjën se nuk i kanë marrë ende. Edhe vitin e shkuar studentët i morën bursat në muajin shkurt. Siç e merr rrogën ministrja, rektori, pedagogët, administratori etj, që i marrin në datë fikse, ashtu do të donim edhe ne studentët që t’i merrnim në kohë bursat tona.”tregon ne lidhje me projektin per studentet z. Gevio Tabaku, Qëndresa Qytetare.
Leave feedback about this