Gjermania eshtë konsideruar prej kohësh si motori ekonomik i Europës, vend ii fuqishëm i kontinentit të vjetër që kapërceu me sukses krizat njëra pas tjetrës. Ishte pandemia e koronavirusit ajo që nxori në pah se mangësitë e mëdha me të cilat po përballet sot sistemi arsimor gjerman.
Edhe pse e pohuar disa kohë më parë, një gjë e tillë mund të tingëllonte paradoksale, tani thuhet se nëse ky sistem do të vlerësohej me notë, ai nuk do të kalonte klasën. Në shumë shkolla, suvatë bien nga muret, WC-të janë në gjendje të mjerueshme, sallat e sportit për shkak të punimeve që duhen bërë janë shpesh të mbyllura dhe tashmë, nuk ndodh rrallë që orët mësimore të mos zhvillohen për shkak të mungesës së mësuesve.
Edhe dixhitalizimi ecën ngadalë. Në fakt, ky fenomen po kthehet në sfidën kryesore të shkollave sot në Gjermaninë e pasur. Aktualisht, janë 30.000 deri në 40.000 vende pune bosh për mësues, edhe pse Konferenca e Ministrave të Kulturës tenton ta zbukurojë pak situatën e ta ulë shifrën në 12.000. Problemi duket ka nisur prej të paktën 10 vjetësh, por tani po bëhet akut.
Presidenti i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë”, Heinz-Peter Meidinger tha për DW se kjo është “mungesa më e madhe e mësuesve prej gjysmë shekulli. Sindikata për Arsimin dhe Shkenën, GEW ka kërkuar me një plan 15 pikësh përmirësimin e gjendjes, duke kërkuar vec të tjerash shtimin vendeve të studimit në universitete për mësuesinë si dhe lehtësimin e njohjes së diplomave universitare nga jashtë.
Sipas saj, shumë mësues të huaj në Gjermani nuk kanë shans për shkak të procesit të vështirë të njohjes së dokumenteve, ndaj dhe po kërkohet që kjo gjë të ndryshojë.
Leave feedback about this