Ura e Zogut rrezikon te shembet. Sot, ura me harqe ose e quajtur ndryshe Ura e Zogurt mbi lumin Mat po shkon drejt shkatërrimit. Ajo nuk qarkullohet më nga automjetet.
Aty mund të lëvizin vetëm këmbësorë. Çdo ditë, ura dëmtohet nga reshjet ose persona të papërgjegjshëm, të cilët marrin pjesët metalike. Keshtu kane njoftuar per ngjarjen jo vetem banoret e zones por edhe inxhinieret e fushes. Kujtojme se në mars të vitit 2022 organizata Europa Nostra e renditi Urën e Zogut ndër 7 monumentet më të rrezikuara, e ndërsa sot inxhinieri dhe arkitekti nga kjo organizatë inspektuan nga afër këtë urë. Kujtojmë se një muaj më parë njëra nga këmbët e urës pësoi një shembje prej disa centimetrash duke rrezikuar seriozisht shembjen e saj. Gjithashtu pjesë u bënë dhe studentë dhe pedegogë te inxhinierisë dhe arkitekturës. Ura e Zogut është një nga asetet e trashëgimisë kulturore shqiptare, e ndërtuar në vitin 1927 e që prej asaj kohe nuk ka patur asnjë ndërhyrje. Inxhinieri nga organizata Europa Nostra nxori ne pah rendesine e ketij monumenti si dhe mundesine per ta mbrojtur ate. Dy këmbët e saj kanë pësuar çarje.
I vetmi që shqetësohet për të është ky specialist i ndërtimit. Gjergj Ngjeçi thotë se ura është rrezik dhe institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për rikonstruksionin e saj. Vepra kulturore që po degradon dita-ditës është e njohur si një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ajo ndodhet në krahun e majtë të Rrugës së Kombit dhe ura lidhej me Kurbinin, Mirditën dhe Lezhë.
Aktualitet
Protestë për Urën e Zogut, monumenti i kulturës po shembet.
- February 7, 2023
- 0 Comments
- 155 Views
Leave feedback about this