Diabetiket pa asnje haber per fishat falas/.Te semuret mbi 65 vjeç te zhgenjyer nga premtimet. Rimbursimi ne mars.
Shendetesi

Diabetiket pa asnje haber per fishat falas/.Te semuret mbi 65 vjeç te zhgenjyer nga premtimet. Rimbursimi ne mars.

Qe ne muajin janar kane pritur qe te marrin falas fishat per matjen e glicemise. Madje shume prej tyre I shikon dyerve te Qendres SPitalore Nene Tereza duke u munduar te gjejne sadopak fisha per te kaluar kete situate te veshire .”Une kam vajzen ne itali dhe ajo me ka sjell nje sasi fishash qe I disponoj per te kaluar kete periudhe deri ne muajin mars. Uroj qe ministria te mbaj fjalen qe te startoj menjehere me dhenjen e fishave sepse per nje person qe vuan nga diabeti fishat jane shume te rendesishme”, tregon per gërmo.al, Remzie Ballhysa, 67 vjecarja nga Elbasani e cila per cdo muaj eshte e detyruar te vij per te marre ndihmen e duhur nga mjeket specialist et fushes.

Pacientët me diabet mbi 65 vjeç, kanë mbetur të zhgënjyer pasi kanë pritur që në muajin janar fishat për matjen e glicemisë t’i merrnin falas, të paktën kështu ishte premtuar disa herë nga ministrja e Shëndetësisë.  Në daljen e saj të parë publike përballë gazetarëve pas dy viteve pandemi, ajo e shtyu afatin për në muajin shkurt per te plotesuar nje nder premtimet e bera.

Sa i përket rimbursimit të fishave të diabetit për moshat mbi 65 vjeç, ne e kemi parashikuar në buxhetin tonë, jemi duke punuar dhe jemi besim plotë për muajin shkurt”- tha Ogerta Manastriliu më daten 10 janar 2023 ne nje nga daljet e saj zyrtare. Pacientët që do të përfitojnë janë pensionistë dhe fishat e diabetit të cilat vazhdojnë t’i blejnë me para i rëndojnë sadopak buxhetet e tyre. Ndaj, ata shprehen të zhgënjyer nga kjo tejzgjatje apo neglizhence e ministrise .

“Kanë thënë që në vitin 2022 dhe deri më sot nuk po i japin. Po gënjejnë, kjo nuk është shaka. Më ‘vret’ se unë marr 100 mij lekë pension.”, u shpreh njeri nga pensionistet I pranishem ne QSUT, per kontrollet rutine.  Gërmo.al mësoi se fishat e diabetit do të rimburoshen gjate vitit 2023, por kjo mund të ndodhë vetëm në fund të muajit mars, ndërkohë që premtimi për rimbursimin ka nisur që në muajin shtator të vitit 2022.

Çfarë është diabeti?

 Diabeti mellitus (i quajtur më thjesht diabet), është një gjendje serioze, afatgjatë ose “kronike” që ndodh, kur ka nivele të larta të glukozës në gjak, pasi trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm ose asnjë hormon insuline, apo nuk mund të përdorë në mënyrë efektive insulinën që prodhon. Insulina është një hormon thelbësor i prodhuar në pankreas. Ai, nëpërmjet qarkullimit të gjakut, lejon glukozën të hyjë në qelizat e trupit, ku ajo konvertohet në energji. Insulina është gjithashtu thelbësore për metabolizmin e proteinave dhe yndyrave. Mungesa e insulinës, ose paaftësia e qelizave për t’iu përgjigjur asaj, çon në nivele të larta të glukozës në gjak (hiperglicemia), që është treguesi klinik i diabetit. Defiçiti i insulinës, nëse nuk kontrollohet për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë dëmtim të shumë organeve të trupit, duke çuar në paaftësi dhe gjendje shëndetësore në risk për jetën, komplikime të tilla si: sëmundjet kardiovaskulare (CVD), dëmtimi nervor (neuropati), dëmtimi i veshkës (nefropatia) dhe sëmundjet e syve (deri tek retinopatia, humbja e shikimit dhe madje edhe verbëria). Megjithatë, nëse arrihet menaxhimi i duhur i diabetit, këto komplikime serioze mund të parandalohen krejtësisht. Kategoritë kryesore të diabetit janë tipi 1, tipi 2 dhe diabeti mellitus gestacional. Diabeti i tipit 1 është shkaktari kryesor i diabetit në fëmijëri, por mund të ndodhë në çdo moshë. Nëse është i pranishëm, nuk mund të parandalohet. Njerëzit me diabet të tipit 1 mund të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe të kënaqshme, por vetëm me sigurimin e pandërprerë të furnizimit me insulinë, edukim shëndetësor, mbështetje dhe pajisje për testimin e glukozës në gjak. Diabeti i tipit 2 përbën shumicën dërrmuese (rreth 90%) të rasteve me diabet në të gjithë botën. Ai mund të jetë i menaxhueshëm në mënyrë efektive përmes edukimit, mbështetjes dhe përqafimit të stileve të jetesës së shëndetshme, të kombinuara me mjekim sipas kërkesës. “Prediabetik” është një term që përdoret gjithnjë e më shumë në njerëzit me tolerancë të dëmtuar të glukozës. Ai nënkupton në të ardhmen një rritje të riskut për zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe shfaqjen e komplikimeve të lidhura me diabetin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), në vitin 2019 diabeti ishte shkaku direkt i 1.5 milionë vdekjeve dhe 45% e tyre ndodhnin para moshës 70 vjeç .

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X