Grushta ndaj mjekes, reagon QSUT: Kërkojmë mbështetjen në punën tone.
Shendetesi

Grushta ndaj mjekes, reagon QSUT: Kërkojmë mbështetjen në punën tone.

Vetem nje dite pas ngjarjes se ndodhur ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza” Tirane kun je grup familjaresh kane dhunuar njeren prej mjekeve te spitalit te QSUT. Per kete problem ka reaguar Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar pas dhunimit te mjekes një ditë më parë nga dy persona, teksa ishte në krye të detyrës.

Diten e sotme, QSUT deklaron se dënojnë dhunën ndaj koleges së tyre dhe kërkojnë mbështetje nga çdo pacient dhe familjar në punën e tyre, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht.

Shërbimi Infektiv në QSU “Nënë Tereza” është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti. Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri,”-shkruan qendrimi zyrtare I QSUT. Kujtojme se diten e djeshme, Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç, u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një mjeke në QSUT, ndërsa nën hetim për ngjarjen janë vënë edhe 3 persona të tjerë. Gjithesej 5 persona do te kene te detyrueshme ti zbatojne detyrimet ligjore te kerkuara ky dy prej tyre tashme jane arrestuar. Të arrestuarit, që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, pasi kanë marrë vesh se i vëllai i tyre kishte vdekur, fillimisht janë konfliktuar me rojën e spitalit. E më pas kanë hyrë brenda godinës, kanë thyer çfarë u ka dalë përpara dhe janë zënë me stafin e spitalit, teksa kanë goditur e qëlluar mjeken që ka pasur nën kujdes të afërmin e tyre, pasi sipas tyre ishin përdorur mjekime të gabuara. Apeli I ngritur nga QSUT, ben me dije se nuk do te perkrah asnje familjar ose te semure qe nuk respekton bluzat e bardha ne misionin e tyre qe kane ndermarre.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X