DPSHTRR, ben bilancin e shkeljeve nga drejtuesit e automjeteve ne te gjithe vendin. Permes nje njoftimi per shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se nga 262 riregjistrime te bera nga ana e tyre, pas humbjes së të gjithë pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 28 persona e kanë rifituar atë ose thene ndryshe 10.6%. Sipas DPSHTRR, vetëm 1 kalues ka pasur në testin e rimarrjes së lejedrejtimit, në seancën e 14-të të ritestimit, që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë (6 qershor 2022), nga 19 kandidatë për këtë seancë. Masat per lejen e drejtimeve sa vijne e shtrengohen. DPSHTRR, ka hartuar nje sere politikash per lehtesimin e punes ne kete institucion. “S’ka shpëtim përveç riedukimit për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë”, nënvizoi DPSHTRR. DPSHTRR apeloi drejtuesi e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-monitorim.
Aktualitet
DPSHTRR: Vetëm 10.6% e drejtuesve që u hiqet leja e drejtimit mundën t’a rifitojnë atë.
- February 11, 2023
- 0 Comments
- 178 Views
Leave feedback about this