Marsi ka startuar qe nga data 1, me nisjen e shërbimit risi të targave të personalizuara, një shërbim i kërkuar prej kohësh nga të gjithë të apasionuarit pas makinave. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bere “sefte” targen e pare tashme te bere publike dhe nga vete reperi..Reperi i mirënjohur Noizy, u be “kumbara” i kësaj risie duke u pajisur i pari me targën e vecante e te personalizuar sipas deshires se tij me detajet e lejuara por qe ka rezultuar shume e arrire N00IZY.Adoleshentet dhe ndjekesit e reperit tashme do ta kene mundesi ta identifikojne ate edhe perms automjetit qe ai disponon. Nderkaq cdokush mund ta aksesojë shërbimin online në www.targaluksi.dpshtrr.al duke provuar kombinimet e dëshiruara me 5 deri në 7 karaktere. Të ardhurat nga ky shërbim do të shkojnë për përballimin e shërbimeve jetike për qytetarët/subjektet që DPSHTRR prej vitesh ndihmon t’u ulen kostot dhe për modernizimin e sistemeve dhe infrastrukturës së shërbimeve të transportit rrugor, për projektet edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore, për aktivitetet Retro dhe eventet ndërgjegjësuese, për nisma përgjegjësie sociale e solidariteti, për financimin e reformave sektoriale, për programet e investimeve publike nga Automotorizimi Shqiptar dhe rritjen e kapaciteteve të entit.
Leave feedback about this