Mbi 16 mijë pensionistë ende në punë.
Aktualitet

Mbi 16 mijë pensionistë ende në punë.

Edhe pse kane mbushur moshen per pension ata punojne ende. Madje ka nga ata qe kane vite qe punojne per te permbushur kushtet e jeteses. Aktualisht jane mbi 16 mijë persona në Shqipëri të cilët kanë mbushur moshën e daljes në pension vijojnë ende të punojnë. Të dhënat e sigurura nga Tv Klan nga Drejtoria e Tatimeve tregojnë se shumica e tyre janë meshkuj. Personat të cilët vijojnë të punojnë janë të punësuar në privat, pasi në institucionet shtetërore është e ndaluar.“Përsa i përket institucioneve publike qëndrore është e ndaluar që pas mbushjes së moshës së pensionit të kontribuosh ende duke qene pjesë aktive e institucionit. Përsa i përket pjesës private, ata janë të lirë të veprojnë të kryejnë aktivitet qoftë ne formë të vetëpunësimit apopunëmarrësit”, thotë eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj per tv Klan. Ekspertët thonë se shkak i punësimit të pensionistëve është fakti që pagat janë më të larta sesa pensionet.“Është një zgjedhje personale më së shumti e cila ka të bëjë qoftë me aftësinë me aftësitë e atij personi që ka dalë në pension, por edhe me pjesën e nevojave që ka për të përmbushur në respekt të plotësimit të standardit të jetesës. Nga ana tjetër këta pensionistë të cilët përfitojnë pensionin nuk kanë një afat se deri kur mund të jenë të kufizuar në kohëqëndrimin e tyre në atë që mund të jetë punësimi apo punëmarrës”. Në Shqipëri mosha e daljes në pension për burrat është 65 vjeç, ndërsa për gratë 61 vjeç e 6 muaj.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X