Shqiptarët, të parët në Europë për vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut
Aktualitet

Shqiptarët, të parët në Europë për vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në Europë dhe Shqipëria renditet ndër vendet ku kjo sëmundje merr më shumë jetë njerëzish.

Sipas INSTAT, në vitin 2020, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,2% të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një normë vdekshmërie prej 508,0 për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin paraardhës, kjo grup sëmundje ka shënuar një rritje prej 23,2%.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, të publikuara sot, që i referohen po vitit 2020, midis anëtarëve të BE-së, përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut është vërejtur në Bullgari (61%). Pas saj renditen Rumania, Letonia, Lituania, midis 50-55% dhe Shqipëria është po në këto nivele.

Vdekjet më të ulëta nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë në Francë (20%).

Përqindja më e lartë e vdekjeve nga kanceri është vërejtur në Irlandë (29%) dhe përqindja më e ulët në Bullgari (15%). Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka një normë të ulët të vdekshmërisë nga tumoret më të ulët, me 13%.

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kanceret së bashku përfaqësonin 55% të shkaqeve të vdekjeve në BE, duke filluar nga 42% në Belgjikë dhe 76% në Bullgar, sipas Eurostat. Në Shqipëri, kjo peshë është 69.2%, sipas INSTAT, duke qenë ndër më të lartat në Europë për shkak të vdekshmërisë së lartë që vjen nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Sipas INSTAT, Në grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 33,1%, “sëmundjet e enëve të trurit” me 26,4% dhe “sëmundjet ishemike të zemrës” me 24,0%.

Sipas Eurostat, në vitin kur shpërtheu pandemia, COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në BE, me një total prej gati 439 000 vdekjesh. Përqindjet më të larta të vdekjeve për shkak të COVID-19 u regjistruan në Belgjikë (18%) dhe Spanjë (15%), ndërsa më të ulëtat ishin në Finlandë dhe Estoni (të dyja nga 1%). Në Shqipëri, INSTAT raportoi se “Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes” ishin përgjegjëse për 8.9% të vdekjeve në vend në 2020-n./monitor/

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X