Sapo ka nisur ardhja e pranveres, sinjalet per te bere nje vizite ne shtegun e vecante te ngjyrave ne Kukes jane shperndare kudo. Thirrjet per Turizmin e vecante ne Kukes sapo kane filluar. Nje nder to eshte dhe thirrja e z.Pandeli Majko. Majko pasi ka bere takime te shumta me kuksianet ne Londer ka publikuar ne rrjetet sociale nje thirrje per te vizituar Kukesin “Mirëmëngjes! Ermali i fisit të Hallaçëve të Kukësit, nga Londra, më dërgoi foto të natyrës kuksiane! Një nga vendet që ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri, është Shtegu i Ngjyrave, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik! Ky shteg kalon nga bjeshkët e Çajës së Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Peizazhi është mahnitës dhe habia e vizitorëve ka mirëkuptim! “Shtegu i Ngjyrave ” mori emrin për shkak të luleve të shumta dhe peizazhit që krijohet në stinë të ndryshme! Promotoret e parë të këtij destinacioni janë dy të rinj nga Kukësi të apasionuar pas natyrës, Ermal Hallaçi dhe Afrim Tahiraj! Mikpritja e kuksianit nuk ka binjak! Këtë verë provoni dicka ndryshe, aty ku zoti dhe natyra bëhen bashkë”, eshte kjo thirrja qe ben z.Pandeli Majko I cili pershkruan me shume delikatese te gjitha bukurite e zones se Kukesit. Dhe kesaj thirrje I bashkohemi dhe ne nëse planifikoni të vizitoni verilindjen e Shqipërisë, vendosni në listëntuaj rajonin mbreselenës të Kukësit. Aty ku shumëllojshmëria e relievit ndërthuret me pasuritë natyrore, ku lashtësia takon të renë dhe ku malet, pyjet, liqeni, lumejtë, burimet dhe gurrat harmonizohen në perfeksion, ndërkohë që mikpritja e kuksianëve është propozuar për çmimin … Nobel. Kukësi ju fton për alpinizëm në malin simbol Gjallicën (2489m) dhe për pushime në Bjeshkët e ndryshme që ndodhen në Kukës, dhe në ato të Shishtavecit ku mund të shihni nga afër një serë monumente të natyrës si “Guri i Mëngjesit”, pyllin e Mështeknave, Gurin e Shqipes dhe Plloçen e Zhifkeve, por mund të bëni ski edhe në pllajat e bukura të Novosejit dhe Shishtavecit. Ju mund të bëni shëtitje me varkë në liqenin e Fierzes apo të shikoni nga afër kanionin e Shkalles së Keqe në Bicaj, por mos humbisni një ecje në Shtegun e Ngiyrave. Vendbanimet e lashta të Kolshit, Kënetës si dhe tumat ilire në Qinamakë dhe Bardhoc ju ftojnë ti vizitoni. Të apasionuarit pas arkeologjisë mund të shohin gjithashtu edhe Kështjellën e Vilës, Kështjellën e Pecës, Hisarin e Domaive, Gradishtën e Bardhocit, Kështjellën e Bushatit dhe kodërvarret në Qinamakë dhe Kënetë, por dhe urat osmane. Për mikpritjen e famshme kuksiane kanë shkruar shumë, por aty do të gjeni një edhe muzeun “Kulla e Eksodit” që e fakton, në 23.5 metra lartësi të tij, historinë e lashtë të këtij rajoni. Kukësi ju mirëpret dhe ka shumë për t’ju treguar.
Aktualitet
Majko : Vizitoni Kukësin, këtë verë provoni dicka ndryshe, aty ku Zoti dhe natyra bëhen bashkë!
- March 18, 2023
- 0 Comments
- 168 Views
Leave feedback about this