Kopshti Zoologjik ne Tirane, ne pamje te pare te duket sikur ka marre formen e nje parku kryeqytetas por serish duket se ka probleme. Edhe pse u propagandua me bujë, rikonstruksioni i Kopshtit Zoologjik të Tiranës, sërish kushtet ku mbahen kafshët aty lënë për të dëshiruar.Kopshti Zoologjik është konceptuar si një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët, por edhe për të mësuar gjëra të reja për to në klasa të posaçme. Kete fakt e kane nxjerr ne pah gazetaret e emisionit “Piranjat”.“Piranjat” kanë investiguar në këtë puntatë si dhe kanë marrë opinionet e veterinerëve të cilët pohojnë se mënyra si mbahen këto kafshë brenda kafazit është e papërshtatshme. Spitali i kafshëve mungon, ndryshe nga sa u premtua. Veterineri i kopshtit zoologjik, Ariel Vasili refuzon të përgjigjet para kameras, por e bën një gjë të tillë kur ndizet kamera e fshehtë. Ai pranon se kafshët e sëmura trajtohen “Pse e bën këtë gjë? Nuk më lejohet, o lal, nuk më lejohet. Unë nuk e kam fare problem se nuk kanë ku të gjejnë tjetër si puna ime. Por këto ankesa i kam dërguar me email dhe nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje, çfarë do me të thënë unë tashi. Nga ana ligjore unë e kam në kontratë që çdo përgjigje që duhet të jap unë për mediat bëhet me anë të PR. Tashi, ti shko te Piari dhe të vijë PR të më japë përgjigjet Tirana Zoo Park është nnga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur. Për më të rriturit, çmimi i biletës varion nga 200 deri në 300 lekë, ndërsa për fëmijët 100 – 200 lekë. Teksa për studentët do të jetë 50% ulje të biletës. Në 5.5 ha tokë është e shtrirë e gjithë Kopshti Zoologjik, ku në total janë 160 kafshë të 30 llojeve. Risi janë çifti i luanëve dhe tigrave, dinozona, hapësira rekreative dhe didaktike. Ndërkohë, pritet të vijë edhe majmunët. Kopshti Zoologjik i Tiranës iu nënshtrua transformimit të plotë të tij. Nga një hapësirë e harruar, Bashkia e Tiranës e rikonceptoi atë, duke iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty. Kopshti ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.
Aktualitet
Kafshët e Kopshtit Zoologjik pa spital, veterineri i kopshtit pohon problematikat.
- March 18, 2023
- 0 Comments
- 125 Views
Leave feedback about this