Ardhja e pranverës, ka të mirat por dhe problematikat e saj për një target grup të populates. Per ata qe vuajne nga alergjite ne pranvere mjeket japin keshillat e duhura. Orientojne pacientet qe te tregojne kujdes me oraret, shmangien e natyres dhe organizimin e veshjeve. Mjekja Mira Xhixha në një intervistë në Panorama e Mëngjesit, renditi disa këshilla të cilat duhen pasur parasysh nga persona që kanë tendencë të shfaqin alergji stinore. “Këshilla e parë është konsulta me mjekun e familjes apo mjekun specialist të alergjisë. Mosvetëmjekimi në farmaci. Personat që dalin alergjik nga një polen rekomandimet i jep mjeku dhe ekzaminimet i jep konsulta që rekomandohet nga një mjek specialist. Shmangni në pranverë qendrimin nga ora 10 paradite deri në 5 pasdite. Mirë të mbanin maskë të lehtë kur e shohin që kanë simptoma shumë të theksuara. Mos kryejnë aktivitet fizik jashtë kur është piku më i lartë i poleneve. Kur të futen në shtëpi nëse kanë kryer aktivitet fizik duhet të bëjnë dush se polenet që kanë marrë jashtë bëhen ngacmues në ambientet e shtëpisë dhe natën, shkak për kollën dhe marrjen e frymës. Rrobat mos i ndejnë në ambiente të hapura e të shmangen qendrimet jashtë kur koha është me shumë diell kur ka dhe erë dhe në temperaturë mbi 20 gradë”.
Shendetesi
Jeni alergjikë në stinen e pranverës? Mjekja tregon oraret që duhet të shmangni në natyrë. Kujdes me veshjet dhe …
- March 23, 2023
- 0 Comments
- 116 Views
Leave feedback about this