Toksikologia: Pacienti 12 vjeç nisi marijuanën, 18 vjeç kishte varësi nga kokaina.“ Ka adoleshentë që e nisin marjuanën për qëllime shkencore”
Shendetesi

Toksikologia: Pacienti 12 vjeç nisi marijuanën, 18 vjeç kishte varësi nga kokaina.“ Ka adoleshentë që e nisin marjuanën për qëllime shkencore”

Toksikologia Suela Xhufi është shprehur se personat më të vegjël që janë përdorues të marijuanës janë të moshës 9-vjeç.E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tregoi disa mënyra se si fëmijët bëhen përdorues të drogërave.Më tej ajo tregoi dhe rastin një pacienti që kishte nisur marijuanën në moshën 12-vjeç ndërsa në moshën 18-vjeç kishte përfunduar duke pirë kokainë. “15 milion persona janë përdorues të kokainës për vitin 2022. Mosha e përdorimit të kokainës nuk është më 15 vjeç, por kam pas raste të paicentëve 9-vjeç, 11-vjeç që kanë përdorur marijuanë. Janë disa teza që hedhim se ku fëmijët e marrin drogën. Teza e parë është familja, nëse mami e babi janë përdorues atëherë dhe fëmija do e pijë.Teza e dytë është shoqëria. Në këto raste janë fëmijët që kanë prindërit e pasur. Tjetra është performanca e ulët në shkollë. Droga sot gjendet shumë lehtë. Në rastin e kokainës mosha më e vogël është 18-vjeç. Po marrë një rast, ku një person në moshën 12-vjeç e ka nisur me marijuanë e më pas në moshën 18-vjeç ka qenë përdorues i kokainës”- tha ajo. Shume adoleshente nisin marijuanen per arsye shkencore. Ky eshte alarmi I bere nga mjekja e fushes. Toksikologia Suela Xhufi tha sot për “Good Morning Albanians” se ka pacientë që e kanë nisur konsumin e marijuanës për arsye shkencore, sipas saj ka adoleshentë që kanë lexuar shumë për efektet pozitive të saj dhe për këtë arsye edhe e kanë nisur. Sipas mjekes te adoleshentët që nisin të konsumojnë lëndë narkotike në moshë kaq të herët është më e vështirë të rehabilitohen, pasi siç thotë ajo, ata kanë motivacion më të ulët dhe ndryshime të perceptimit të realitetit. Toksikologia Suela Xhufi është shprehur se marijuana sot në vendin tonë është shumë e lirë dhe mund  të gjendet shumë lehtë.I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Xhufi theksoi se sot një qese e vogël me marijuanë kushton 200-500 lekë.“200-500 lekë kushton një qese e vogël me mariuhanë. Nuk është e shtrenjtë. Një fëmijë mund ta marrë dhe me lekët e drekës”- theksoi ajo. “Këta fëmijë kanë ndryshime në perceptimin e realitetit. Këta fëmijë ndryshojnë mënyrën e arritje së qëllimeve kryesore. Te këta fëmijë ulet motivacioni. Nëse unë me një adult e kam më të thjeshtë të filloj rehabilitimin, me një adoleshent e kam më të vështirë sepse mungon motivacioni. Kjo dihet gjerësisht. Një fëmijë është i pazhvilluar nga ana neurologjike, kur e fillon shpejt drogën, bëhet më i varur se një person që e fillon pas moshës 20 vjeç.Ka edhe adoleshentë që lexojnë shumë, që janë gjeni. Ata e fillojnë për shkencë. Kam pasur shumë pacientë që thonë marijuana ka shumë efekte pozitive, ju flisni kot sepse jep këtë dhe këtë të mirë. Ka që e kanë studiuar me shumë detaje”,-tha për Euronews Albania mjekja Suela Xhufi.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X