Jo gjithmone ilacet e shtrenjta jane me te mira.! Nuk duhet te shikohet cmimi por efektshmeria e medikamentit qe ju nevojiten. Keto e shume keshilla jep per te interesuarit e kesaj fushe nje nder farmacistet e njohur ne kryeqytet. Farmacisti Marsil Xhemollari foli në lidhje me çmimet dhe efektshmërinë e ilaçeve per te gjithe konsumatoret e kesaj fushe. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania është shprehur se çmimi i shtrenjtë nuk ka të bëjë me efektshmërinë. Megjithatë theksoi se ka pacientë që mendojnë se ilaçet më të shtrenjta janë më të mira por që kjo jo gjithmonë ndodh.“Nuk ka të bëjë çmimi se sa efektshmëria. Moda me shëndetin janë dy gjëra të ndryshme. Ka pacient që përzgjedhin produkte më të shtrenjta sepse mendojnë se kjo është më e mira. Unë i qëndroj efektshmërinë. Jo çdo gjë që është më e shtrenjtë është më e mirë”
Shendetesi
Kujdes me çmimet e ilaçeve, jo gjithmonë më të shtrenjtat janë më cilësoret.
- March 24, 2023
- 0 Comments
- 142 Views
Leave feedback about this