Droga ne shkollat e Tiranes problem kryesor per policine e Tiranes.Kete alarm e ka dhene shefi I sektorit te hetimit te narkotikeve dhe trafiqeve ne Policine e Tiranes. Aktualisht 50 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në 3 muajt e parë të 2023, si pjesë e grupeve që shesin e shpërndajnë lëndë narkotike në lokale e shkolla.Shtrirja e aktivitetit kriminal dhe në afërsi të institucioneve arsimore, është kthyer në problem edhe për policinë. “Kryesisht gjimnazet e Tiranës, më së shumti përdoret lënda narkotike kanabis sativa, jo drogërat e forta. Subjektet e ndaluara së fundmi kanë qenë pikërisht shpërndarës të kësaj lënde narkotike. Një pjesë e mirë e këtyre personave kanë qenë edhe më përpara pjesë e hetimeve tona, por që nuk ishte bërë e mundur më parë provueshmëria”, shprehet shefi i sektorit të hetimit të narkotikëve dhe trafiqeve në Policinë e Tiranës, Arbër Zemani per tv klan. Por krahas lokaleve e shkollave, shitja e drogërave është e përhapur dhe në mjedise të tjera. 6 janë zonat evidentuara nga policia si më të nxehtat në Tiranë. “Ka qenë vazhdimisht dhe mbetet zona e ish-bllokut, zonat e periferisë si Kombinati, ish-shkolla e Bashkuar, Ali Demi, Lapraka”, thotë Arbër Zemani. Krahas drogërave tradicionale, sektori narkotikëve ka evidentuar së fundmi dhe përdorimin e lëndëve narkotike sintetike. “Së fundmi është rritur ndjeshëm edhe përdorimi i drogërave sintetike si ekstazi, LCD, MDMA, të cilat janë goxha të rrezikshme për vetë faktin që prodhohen në laborator. Kanë kosto më të ulët se drogërat e forta si heroina dhe kokaina”, deklaron Arbër Zemani ne nje interviste te zgjeruar per tv klan.Rasti më i fundit i shpërndarjes së drogërave sintetike u godit pak javë më parë ku 3 të rinj u arrestuan nga policia dhe nga kontrolli ju gjetën 1007 tableta ekstazi gati për shitje.
Aktualitet
Drogë në shkolla e lokale te Tiranes, 50 të arrestuar në 3 muaj
- March 25, 2023
- 0 Comments
- 136 Views
Leave feedback about this