Vitin e fundit rastet me tuberkuloz kanë ardhur në rritje. Alarmi vjen nga ekspertet e fushes se shendetit. Per te analizuar me hollesishem keto problematika shendetesore mjeket japin udhezimet sipas shtrirjes gjeografike ne gjithe vendin. Sipas mjekeve pneumolog, Tirana është qyteti me numrin më të lartë të sëmurëve e pasuar nga qyteti i Dibres dhe I Shkodres. “Për vitin 2022 janë 292 raste të reja, që I bie 10,5 raste të reja për 100 mijë banorë krahasuar me një vit përpara vihet re një rritje, 4,4% e këtyre rasteve. Peshën më të madhe e zë popullata aktive, që është nga 15 deri në 45, mosha 20-25 ka pjesën më të madhe të këtyre rasteve. Në spital kemi 4 raste, 2 moshë e re dhe 2 mbi 60 vjeç”,-tha per tv euronewsalbania Irma Tashi, pneumologe. Nderkaq vlen per tu theksuar se mjekët pneumology mendojnë se faktor risku mund të jetë mënyra e jetesës, sjellja në komunitete të mëdha siç janë shkollat, fasoneritë apo lokalet që frekuentohen në masë nga rinia. Por kur duhet të dyshojmë se jemi prekur nga tuberkulozi? “Një tuberkuloz është një klinikë më e zgjatur, në qoftë se vazhdon një temperaturë mbi 3 javë, kollë, rënie në peshë dhe mungesë oreksi, duhet të lidheni me mjekun e familjes”,-theksoi Irma Tashi, pneumologe. E rendesishme per tu theksuar eshte se për Organizatën Botërore të Shëndetësisë tuberkulozi mbetet një nga vrasësit më të mëdhenj infektivë në botë, duke shkaktuar 1.6 milionë vdekje çdo vit dhe duke prekur miliona të tjerë. 2022 ka shënuar për herë të parë në gati dy dekada, rritje të numrit të njerëzve që sëmuren me Tuberkuloz dhe rezistente ndaj ilaçeve, së bashku me një rritje të vdekjeve. Obejktivi i OBSh është ti jap fund kësaj sëmundje deri në 2030.
Shendetesi
Rriten me 4,4% rastet me tuberkuloz, 292 të infektuar në vitin 2022
- March 27, 2023
- 0 Comments
- 145 Views
Leave feedback about this