Dermatologjia pa dermatoskop, QSUT probleme me vendosjen e aparatures se re, pacinetet me kancer lekure kryejne sherbimet ne privat.
Shendetesi

Dermatologjia pa dermatoskop, QSUT probleme me vendosjen e aparatures se re, pacinetet me kancer lekure kryejne sherbimet ne privat.

QSUT-probleme me mungesa aparaturash. Kete here ne qender te problematikave eshte vene Sherbimi I Dermatologjise ne QSUT. Shkak per kete eshte bere mungesa e nje aparati dermatoskopi.Sipas eksperteve te fushes shërbimi i dermatologjisë në QSUT, nuk ka patur kurrë një aparat dermatoskopi, që shërben për kontrollin e nishaneve dhe identifikimin e melanomës në faza të hershme. Edhe pse kanceri i lëkurës, po njeh rritje nga viti në vit mungesa e aparaturave vështirëson punë e mjekëve. Ata i drejtojnë shpesh pacientët drejt klinikave private si për diagnostikim edhe për trajtim, pasi prej fundit të vitit 2022 edhe aparatura që trajton këtë sëmundje është prishur. Në përgjigje të kërkesës së Euronews Albania, burime zyrtare nga drejtoria e QSUT, bëjnë me dije se është blerë një aparaturë e re orthovoltazhi që trajton kancerin e lëkurës, por ende nuk është instaluar.Në përgjigjen zyrtare thuhet se aparatura e re është e një teknologjie të avancuar dhe po punohet për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për instalimin e saj. Por deri në momentin që kjo aparaturë do të vihet në shërbim të pacientëve trajtimi I tyre ose do të shtyhet në kohë, ose do të ofrohet në spitalet private kundrejt pagesës marramendese.Në vendin tonë nuk ka të dhëna të sakta për sa i takon rasteve me kancer të lëkurës,  por në shërbimin e dermatologjisë drejtohen për mjekim rreth 40 pacientë të rinj çdo vit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X