Pas 13 vitesh rikthehen mësuesit zëvendësues
Aktualitet

Pas 13 vitesh rikthehen mësuesit zëvendësues

Pas 13 vitesh, Shqipëria rikthen mësuesit në dispozicion. Zamira Gjini, drejtore e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, thotë se ky vendim u mor për shkak të orëve të mbetura bosh gjatë viteve të kaluara kur një mësues mungonte për arsye shëndetësore.

Zamira Gjini, drejtore e Politikave dhe Zhvillimit, MAS per tv klan: Një ndër ndryshimet e ligjit për arsimin parauniversitar është pikërisht ngritja e strukturave pranë zyrave arsimore për të ofruar mësues në dizpozicion në rastet kur ka mungesa të mësuesve me raporte mjekësore. U vjen në ndihmë nxënësve, pasi kishim shqetësim që kur mungonte një mësues nxënësi të mos dilte nga klasa apo shkolla.Ky vendim pritet të hyjë në fuqi që këtë vit. Mësuesit që do të jenë në dizpozicion do të përzgjidhen përmes portalit, ‘Mësues për Shqipërinë’. Në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Financave do të përcaktohet nëse këta mësues do të paguhen me rrogë fikse, apo me honorare.

“kjo do realizohet përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, ku të gjithë mësuesit do të kenë një opsion për të zgjedhur nëse ato do të jenë të gatshëm për të punuar kur mungon dikush në shkollë dhe mësuesit do të merren në telefon nga kjo listë”.

Këto 13 vite, në rastin kur një mësues mungonte ora mësimore zhvillohej nga një koleg brenda shkollës kur kishte mundësi të plotësonte programin, ose nxënësit bënin pushim, duke cenuar procesin mësimor në ciklin parauniversitar.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X