Patinat elektronike jane te pranishme thuajse ne cdo familje shqiptare e sidomos ne Tirane. Nuk kalon dite qe te mos shikosh femije dhe te rinj qe te perdorin patinat elektrike ne rruge pa mbrojteset e duhura. Përdorimi i patinave elektrike është bëre trend i viteve të fundit por shpesh ato janë burim aksidentesh pasi nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Mjafton të bësh një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit për të kuptuar sa të shumta janë në numër monopatinat elektrike. Ashtu si biçikletat nuk ka një moshë të përcaktuar për personat që përdorin patinat elektrike, por kodi rrugor ka të sanksionuar rregullat e qarkullimit për to.Patinat elektrike quhen mjete rrugore dhe në nenin 180 të kodit rrugorë përcaktohet që ato duhet të lëvizin në korsitë e dedikuar për biçikletat, e në rastet kur ato mungojnë, qytetarët që përdorin këto mjete duhet të lëvizin në krahun e djathtë të karrexhatës.Por shpesh herë ato nuk e zbatojnë këtë rregull dhe lëvizin në mes të rrugës duke bërë manovra të gabuara të cilat i vënë në rrezik. Ata shpesh nuk zbatojnë as semaforin, i cili është detyrues për çdo përdorues rruge.
Aktualitet
Patinat elektrike rrezik në rrugë, gjobë për drejtuesit që shkelin rregullat
- April 4, 2023
- 0 Comments
- 122 Views
Leave feedback about this