Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jep bilancin ditor te te infektuarve me covid19. Edhe pse disa dite pati luhatje dhe zvogelim te numrit te infektuarve keto dite duket se infektimi ka prekur me shume njerez. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 385 testime, nga të cilët 28 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë konstatuar 22 në Tiranë, 2 në Pukë, nga 1 qytetar në Durrës, Devoll, Belsh, Fushë-Arrëz.
Janë 188 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,135 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 prill 2023)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 385
Testime totale 2,049,782
Raste pozitive 333,927
Raste të shëruara 330,135
Raste aktive 188
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 160
Shkodër 7
Vlorë 6
Berat 5
Durrës 3
Korçë 3
Fier 2
Elbasan 2
Leave feedback about this