Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në vitin 2023.Nga 2.5% që ishte pritshmëria në raportin e tetorit, në pasqyrën e fundit ekonomike globale, të publikuar sot, Fondi vlerëson se ekonomia e vendit do të rritet me 2.2%. Ekonomia vendase pritet të përshpejtohet në 3.3% ë vitin 2024 dhe të mbesë përafërsisht në këto nivele deri në 2028-n, kur pritet të zgjerohet me 3.4%, pak a shumë në të njëjtat nivele me pritshmëritë në raportin e tetorit. Kosova dhe Mali i Zi janë dy shtetet që pritet të kenë ecurinë më të mirë ekonomike në 2023, me përkatësisht 3.5 dhe 3.2%. Serbia dhe Bosnjë Hercegovina do të zgjerohen me 2%, ndërsa për Maqedoninë e Veriut pritshmëritë janë mjaft pesimiste, me vetëm 1.4%. Për Shqipërinë, FMN parashikon që inflacioni të vijojë të mbetet i lartë edhe në vitin 2023, me një mesatare prej 5%, nga 6.7% që ishte në vitin 2022. Inflacioni do të ulet në vitet në vijim për të zbritur në 3%, që është dhe objektivi i bankës së Shqipërisë vetëm në vitin 2028. FMN: Qeveritë të luftojnë inflacionin dhe të mbrojnë shtresat e varfra. FMN thotë në raportin global se rritja anemike, që është e pranishme në të gjithë globin lidhet me shtrëngimin e politikës monetare me synim rënien e inflacionit, që ka përkeqësuar kushtet financiare si dhe vijimi i pasojave të luftës në Ukrainë. Edhe inflacioni, ndonëse në ulje, po ngadalësohet më pak sesa pritej. Rreziqet në të ardhmen janë shtuar , pasi stresi i sistemit financiar mund të përhapet, duke dobësuar ekonominë reale. FMN thekson se Politikëbërësit kanë pak hapësira për të përmirësuar perspektivat dhe për të minimizuar rreziqet.Bankat qendrore duhet të jenë të qëndrueshme në politikën e tyre për të frenuar inflacionin, por gjithashtu të jenë të gatshme të rregullojnë dhe përdorin instrumentet e politikës – duke përfshirë adresimin e shqetësimeve të stabilitetit financiar – në linjë me zhvillimet ekonomike. Politikëbërësit fiskalë duhet të mbështesin veprimet e politikëbërësve monetarë dhe financiarë për të rikthyer inflacionin në objektiv duke ruajtur stabilitetin financiar. Në shumicën e rasteve, qeveritë duhet të synojnë për politika shtrënguese, duke ofruar mbështetje të synuar për ata që po luftojnë më shumë me krizën e kostos së jetesës, rekomandon FMN.
Aktualitet
FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2023, çmimet do të mbeten të larta
- April 12, 2023
- 0 Comments
- 113 Views
Leave feedback about this