Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euroneës Albania se deri tani ka 996 aplikime për targa të personalizuara. Ai tregoi se kërkesa të tilla kanë arkëtuar 24.5 milionë lekë të reja. Duket se ky project po sjell shume sukses në arkëtim. Shqiptarët duket së janë shumë të apasionuar pas kombinimit të targave për autojetet e tyre sipas deshirave që ata kanë dhe atë që ua favorizon mundësia. Pjesa e targave të privilegjuara lidhet me një kategori shumë të vogël të shoqërisë. Ka interesim të menjëhershëm megjithëse është një shërbim krejt i ri dhe pritshmëritë janë aty-aty me atë që ne mendonim. 144 janë të paguara, të regjistruara, pra të përfunduara si shërbime dhe kanë gjeneruar një fond prej 24.5 milionë lekësh të reja që do të thotë 245 milionë lekë të vjetra,’ – u shpreh Gonxhja i cili e cilësoi këtë një fond të konsiderueshëm për një shërbim që ofrohet për rreth një muaji. Drejtori i DPSHTRR tha se kombinimet e numrave në targa të cilat kërkohen më shumë se një herë kalojnë në ankand.
Aktualitet
Drejtori i DPSHTRR Gonxhe: 996 aplikime për targa të personalizuara, kanë arkëtuar 245 milionë lekë
- April 14, 2023
- 0 Comments
- 179 Views
Leave feedback about this