Dhuna në familje është një fenomen që po njeh rritje të rasteve nga viti në vit. Vetëm në kryeqytet për vitin 2022, janë lëshuar nga gjykata 1142 urdhra mbrojtjeje në favor të viktimave të dhunës. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Gjykata e Tiranës, në një vit janë 970 urdhra të menjëhershëm mbrojtje dhe 172 urdhër mbrojte, theksohet në një kronikë në euroneësalbani. Specialistët theksuan se dhuna e ushtruar, qoftë kjo psikologjike apo fizike, iu ka kushtuar shtrenjtë në disa raste. Në 36 raste dhunuesve iu është ndaluar të takojnë fëmijët dhe në 1 rast gjykata ka vendosur që t’i heqë të drejtën prindërore dhunuesit. Bazuar në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, në shumicën e rasteve gjykata ka kërkuar nëpërmjet urdhrit të mbrojtjes që i padituri të mos kërcënojë viktimën, të mos e kontaktojë apo komunikojë drejtpërsëdrejti me të. Në 465 urdhër mbrojtjeje është kërkuar nga gjykata që dhunuesi të mos i afrohet personit dhe as të paraqitet në banesën e personit që ka ngritur padi dhe në 11 raste viktima të dhunës në familje janë strehuar menjëherë në qendra të përkohshme
Aktualitet
Dhuna në familje, Gjykata e Tiranës dha 1142 urdhra mbrojtjeje në 2022.
- April 16, 2023
- 0 Comments
- 130 Views
Leave feedback about this