Përshpejtohet rritja e pagave për pedagogët. Ndonëse ishte parashikuar për vitin e ardhshëm, rritja e pagave për pedagogët me 30 për qind, nis gjatë këtij muaji.Muaji prill do tw startoj dhe me rritjen e menjwherwshme tw pagave tw pedagodwve. Në një mesazh të shpërndarë pak minuta më parë në rrjetin social Facebook, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka konfirmuar hyrjen në fuqi të rritjes së pagës për pedagogët që nga data 1 prill. Kështu për të gjithë punonjësit e arsimit të lartë, duke nisur nga data 1 prill rritja e pagës do të jetë 30 për qind, prej të cilës 20 për qind do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërsa 10 për qind do të jetë nga të ardhurat dytësore që realizojnë vetë institucionet e arsimit të lartë.“Sot në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë, dua të ndaj me ju një lajm shumë të bukur për arsimin e lartë. Dje pas mbledhjes së qeverisë, përpara se të zbardheshin vendimet, kemi pasur një diskutim të gjatë veçanërisht për pagat e pedagogëve.Arritëm të mundësojmë që, rritja e cila ishte parashikuar të bëhej vitin e ardhshëm të mund të bëhet që këtë vit, ku efektet e saj, do të fillojnë menjëherë që në datën 1 prill. Pra që në datën 1 prill 2023 kufiri minimal i rritjes së pagave për pedagogët, është rritur me 20 për qind dhe që mbulohet drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Ndërsa kufiri i maksimal i pagës është rritur me 30 për qind. Çka do të thotë përtej rritjes nga buxheti i shtetit me 20 për qind, universitet në varësi të të ardhurave të tyre mund ta rrisin më tej kufirin maksimal të pagave deri në 30 për qind.Me këtë vendim në konfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të pedagogëve. Mbështetje, e cila nis që vitin e shkuar me një rritje prej 15 për qind. Kam shumë besim që reforma që kemi ndërmarrë në arsimin e lartë, procesi i ndërkombëtarizimit, rritja e buxhetit për arsimin, si dhe rritja e vazhdueshme e pagave për pedagogët do të reflektohet në rritjen e cilësisë në universitetet tona dhe rritjen e interesit të të rinjve për të studiuar në vendi tonë”, shprehet ministrja Kushi në mesazhin e saj.
Aktualitet
Qeveria Vendos: Rritja e pagave për pedagogët nis që nga 1 prilli i 2023
- April 21, 2023
- 0 Comments
- 140 Views
Leave feedback about this