Dhëmbët shumë të rëndësishëm për gjithë secilin prej nesh.Shqiptarët renditen të fundit në Europë për kujdesin ndaj shëndetit oral. Nuk bëhet fjalë për kontrollet periodike te dentisti, të cilat pavarësisht kostos së lirë, neglizhohen. Duket se një pjesë e mirë e popullatës janë kursimtarë edhe me pastën e furçën e dhëmbëve. Këtë të fundit, një pjesë e mirë e tyre e ndërrojnë një herë në 3 vjet .Nga raportet e organizates Boterore te shë ndetë sisë thuhet se rreth 50% e popullsisë në botë kanë probleme më dhëmbët. Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerëson se Shqipëria problematikën më të madhe e ka me kariesin dentar tek fëmijë e moshës 1 deri në 9 vjeç. Vendi ynë renditet i katërti në Europë, ku 48,6% e fëmijëve vuajnë nga kariesi dentar në dhëmbët e qumështit. Në të gjithë Europën numërohen rreth 44 milion fëmijë me këtë problem. Me rritjen, kujdesi për dhëmbët është më i shtuar. Kjo reflektohet edhe tek problematikat që kanë të rriturit. Sipas studimit 14,9% e të rriturve mbi 15 vjeç në vendin tonë kanë probleme të ndryshme me dhëmbët, ndërsa në vendin e parë sa i takon kësaj problematike është Danimarka, e pasuar nga Gjermania dhe Norvegjia. Nga studimet e kryera shqiptarët qe në femijëri kanë deri në dy dhëmbë të prishur dhe ndodh qe ne moshen 20-25 vjec te kene dhembe te rene. Por ajo qe e ben me shqetesuese eshte ndergjegjesimi i ulet, pasi qytetaret paraqiten tek dentisti vetem kur u dhemb dhembi dhe jo per kontrolle ruti Një tjetër indikator matës i shëndetit oral të marrë në konsideratë nga ekspertët e shëndetësisë botërore është dhe humbja e dhëmbëve. Në Shqipëri rezulton se 33,7% e personave mbi 60 vjeç i kanë humbur të gjithë dhëmbët e tyre. Ekspertët e OBSH vlerësojnë se situata e shëndetit oral në Europë është në nivel alarmant. Ata fajësojnë kujdesin e ulët për higjienën e gojës, konsumimin e ushqimeve dhe pijeve me sheqer, duhanin dhe alkoolin si dhe traumat e shumta që çojnë në humbje të dhëmbëve.
Shendetesi
Dhëmbët, kujdes i mangët, raporti i OBSH: 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç, pa dhëmbë.
- April 21, 2023
- 0 Comments
- 161 Views
Leave feedback about this