Durrësin dhe Tiranën janw dy qytetet qw shqiptarët po preferojnë gjithnjë e më shumë pwr tw jetuar. Sipas të dhënave nga raporti statistikor vjetor, Tirana dhe Durrësi kanë regjistruar më shumë të ardhur sesa të larguar. Raportet statistikore te te dhenave te regjistruara ne kete periudhe per te dyja qytetet e lart permendura tregojne se numri I te ardhurve sa vjen e rritet. Gjatë një viti në Tiranë vijnë 11 mijë më shumë banorë se të larguarit, duke kapur një shifër prej 18 mijë banorësh më shumë të regjistruar në kryeqytet, ndërsa në qytetin bregdetar rreth 2500 banorë më shumë. Të gjitha qarqet e tjera kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë një viti, veçanërisht qarqet e Dibrës dhe të Elbasanit. Sipas raportit në këtoë dy qarqe kemi përkatësisht nga 3 mijë dhe 2 mijë të larguar më shumë se të ardhu Migracioni i brendshëm ka një ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.Prej vitesh tashmë qytetarët janë të orientuar drejt qyteteve të mëdha për shkak të mundësive të shumta për punësim, pasi edhe sipërmarrjet më të shumat janë të përqendruara në këtë qytete.
Aktualitet
Migracioni i brendshëm, Tirana e Durrësi dy qytetet me më shumë të ardhur.
- April 21, 2023
- 0 Comments
- 118 Views
Leave feedback about this