Shtohet fluksi I pacientë ve të vegjë l kë të muaj. Lajmin e bë jnë të ditur vetë mjekë t pediatë r dhe udhë zojnë prindrit pë r fë mijë t ë tyre. Mjekët pediatër po përballen me fluks pacientësh të vegjël këtë muaj edhe pse u duk sikur u qetë sua disi situata. Virozat, alergjitë dhe infeksionet e lëkurës janë shqetësimet më të shpeshta të fëmijëve këtë pranverë. Virozat mbeten shqetësim i të vegjëlve edhe në këto ditë të fundit të prillit kanë filluar e janë shtuar më së shumti. Tek mjeku paraqiten me kollë, dhimbje fyti e në disa raste me të vjella. Anila Sevdari, Mjeke Pediatre në Oranews: “Janë më shumë probleme të rrugëve të sipërme të frymëmarrjeve. Psh, kemi hundë të bllokuara, teshtima, kollë që pasqyrohet si një kollë e thatë e laringut dhe një skuqje sysh”. Pediatrja Anila Sevdari tregon se ka edhe raste që shfaqin komplikacione. Tempertura e lartë e disa ditore është simptoma më e shpeshtë.Anila Sevdari, Mjeke Pediatre: “Në rastet më të rralla, zbresin këto ngarkesa nga rrugët e sipërme dhe zbresin në bronke dhe japin bronkite apo bronkopneumoni që janë më të rralla, por që janë rastet që shkojnë më rëndë për neve”.Por përveç virozave këtë fillim pranvere nuk kanë munguar as infeksionet e lëkurës.Anila Sevdari, Mjeke Pediatre: “Kemi pasur dermatite me origjinë virale. Sidomos tek fëmijët e vegjël të grup-moshave 2-3 vjeç, ndoshta dhe më të vegjël, të cilët kanë ardhur me irritime të lëkurës në parakrahë dhe ekstremitete në zonën e fytyrës. Dhe në disa raste të tjera kanë qenë me sindromën dorë – gojë – këmbë, që kanë pasur një infeksion me origjinë virale në zonën përreth gojës, në duar dhe në shputat e këmbëve”. Të predispozuar për t`u prekur janë të gjithë fëmijët por ata që frekuentojnë çerdhet janë më të rrezikuar.Anila Sevdari, Mjeke Pediatre: “Ndërsa fëmijët më të rritur kanë të tjera siklete. Në kuptimin që janë me kollë. Me bajame të infektuara dhe kemi pasur fëmijë që ankohen për dhimbje barku”.Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve në këtë stinë virozësh e alergjish.
Shendetesi
Fëmijët, me infeksione e viroza. Mjekët: Temperaturë dhe kollë, nuk mungojnë komplikacionet
- April 24, 2023
- 0 Comments
- 175 Views
Leave feedback about this