Në Ditën Botërore të Librit, në Tiranë u mbajtën një sërë aktivitetet të shumta, për të gjithë lexuesit. “Pritëm qytetarë të ndryshëm që ishin të interesuar për të blerë libra të ndryshëm, që vijnë më 50% ulje. Ata u ndalën dhe lexuan një paragraf nga librat e tyre të preferuar”,- tha Nanila Biçaku pwr Euronewsalbania. Nisma kishte për qëllim afrimin e qytetarëve me librin. Pasditja ju dedikua atyre, lexuesve të vegjël. Në mesnatë, të apasionuarit pas librit u bënë bashkë për të biseduar rreth personazheve të preferuar. Librat klasikë vijojnë të jenë më të kërkuarit nga lexuesit, si Përrallat e Vëllezërve Grim, Librat si Haidi, Princi I lumtur apo dhe Përrallat e Andërsenit.Fundi i muajit Prill shënon ndarjen nga jeta të Shekspirit dhe Servantes-it, por edhe lindjen e Vladimir Nobokov dhe shumë autorëve të tjerë të njohur.Për këtë arsye, që nga viti 1995, UNESKO e ka shpallur 23 prillin si Ditën Botërore të Librit, duke vlerësuar se Libri mbetet mjeti më unik për të shpërndarë kulturën dhe dijen në gjithë botën.
Aktualitet
Dita e Librit në Tiranë, bashkëbisedim me fëmijët për personazhin e preferuar
- April 24, 2023
- 0 Comments
- 99 Views
Leave feedback about this