Të rinjtë të rrezikuar nga infarktet, mjeku: Shenjat që s’duhen neglizhuar
Shendetesi

Të rinjtë të rrezikuar nga infarktet, mjeku: Shenjat që s’duhen neglizhuar

Infarktet tek të rinjtë janë kthyer në një fenomen shqetësues për mjekët.Këtë  lajm  e bëjnë   me  dije ekspertët e mjeksis dhe specialistët e kardiologjisë .  Në një intervistë për Euroneë s Albania, kardiologu Agron Meshi fajëson stilin e jetesës në  shqipë ri si faktor kyç për rritjen e rasteve me probleme kardiake. “Mosha 40-vjeçare që më përpara nuk ishin, kjo ka ardhur për shumë arsye, pjesa e stresit, duahnpirja, diabeti shumë i përhapur, në qoftë se ne bëjmë 10 pacientë, gjysma janë me diabet. Pastaj janë kequshqyerja, hipertensioni arterial”, thotë kardiologu Meshi. Ai udhëzoi se nuk duhet të  anashkalojnë  asnjë  sinjal që  sjell probleme në  aspektin shëndetësor.-Mjekët referojnë se shpesh pacientët i nënvlerësojnë shenjat e infarktit dhe vijnë vonë në spital. “Shpesh vonohen, brenda 60 minutave do të ishte koha më e mirë. Dhimbja e gjoksit është e para, kjo shoqërohen me mpirje të krahut të majtë ose të djathtë, shtrëngimet në pjesën e fytit”, tregon mjeku. Aktiviteti i sforcuar fizik në disa raste mund të jetë edhe fatal, ndaj mjekët rekomandojnë që të rinjtë të mos anashkalojë konsultën me kardiologun përpara nisjes së palestrës apo aktiviteteve të  tjera sportive.“Pavarësisht se është moshë e re, mund të ketë një gjë gjenetike që nuk e di, ai duhet të bëjë një vizitë, thjesht një EKG sepse mund të ketë diçka të lindur dhe gjatë aktivitetit fizik  bën dhe arrest kardiak”, shprehet ai .Ecja pa ndërprerje me ritëm të shpejtë në një distancë prej 5 kilometrash në ditë, sipas mjekëve është terapia më e mirë për një zemër të shëndetshme.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X