Kemi mbi një muaj që kemi hyrë në sezonin e alergjive dhe për pacientët kronikë është koha më e vuajtur e vitit për ta. Telashet për pacientët e kësaj fushe nuk kanë të sosur. Teshtimat, lotimet e syve dhe shqetësimet në frymëmarrje ka bërë që në dyert e qendrave shëndetësore, por edhe në QSUT të kërkohet ndihma e mjekut specialis. Një rritje të problematikave në këtë fushë shikohet se kanë dhe fëmijët. Të dhënat statistikore të monitoruara nga ekspertët e shëndetit flasin se 1 në 4 të rritur preket nga polinoza ose alergjitë e stinës dhe rastet e reja po shfaqen çdo vit e më shumë. Shkaqet e lidhura me ndotjen e mjedisit dhe përdorimi i kimikateve të ndryshme mbeten një problem madhor për politikbërësit. Mjekët bëjnë me dije dhe ngrejnë alarmin se Alergjitë kanë prekur dhe moshat e vogla. E ndërsa simptomat po shfaqen më të rënda se më parë dhe pacienti mund të kalojë kriza të forta të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, mjekët apelojnë për përdorim të maskës gjatë orëve të daljes në rrugë dhe vaksinim në tre doza. Mjekja Xhentiliana Nazaj në intervistën e mëposhtme për rtsh flet më shumë mbi dukurinë: “Kemi një rritje të pacientëve që shfaqen me fenomene alergjike, me rinitë të shoqëruara dhe me teshtima me kryesisht dhimbje të fytit, kollë të thatë ngacmuese me dermatite alergjike dhe kemi patur dhe raste të tjera me traktit gastroitenstinal që do të thotë diarre. Më të ndjeshëm janë fëmijët, duke qenë se kanë një imunitet jo shumë të formuar, kryesisht fëmijët e moshës 2- 5 vjeç duke qenë se janë fëmijë më të pavarur nga prindërit dhe e kanë të vështirë t’u ruhen. Janë dhe në kopshte, jetë komunitare me fëmijë të tjerë, e këta paraqiten më shpesh në qendrat shëndetësore e kryesisht në këtë periudhë paraqiten”, thotë mjekja. “Për persona që dihet se janë alergjikë rekomandojmë vizita te mjeku për mjekime simptomatike që ne u rekomandojmë apo nëse e shohim të nevojshme paraqitjen te mjeku specialist për një terapi për një periudhë dy apo tremujore, nëse simptomat janë të lehta të trajtohen nga ne. Varet nga tipi i alergjisë që ato paraqesin, por njëkohësisht të përdorin në këto kohë antistaminikët. të vishen më lehtë, të veshin rroba të pambukta, të konsumojnë shumë ujë, pra janë gjëra të vogla në dukje, por që na ndihmojnë”, vijon ajo. Mjekët thonë se për alergjitë nuk mund të jepen receta fikse, pasi çdo gjë varet nga simptomat, ndaj duhet treguar kujdes dhe të bëhen konsulta periodike me mjekun e familjes.
Shendetesi
Apeli mjekes : Përdorni maska në rrugë dhe vaksinim në tre doza, 1 në 4 persona vuan nga Alergjitë.
- May 8, 2023
- 0 Comments
- 127 Views
Leave feedback about this