Banorët e Astirit gdhihen në panik, merr flakë tarraca e një pallati.Siguro shtëpinë tënde sot në Albsig, të jesh I mbuluar në cdo rast nesër!
Sigurime të Detyrueshme

Banorët e Astirit gdhihen në panik, merr flakë tarraca e një pallati.Siguro shtëpinë tënde sot në Albsig, të jesh I mbuluar në cdo rast nesër!

Era e tymit ndihet në cdo banese të pallatit ku ka ndodhur ngjarja. Edhe pse në orët e para të mëngjesit të gjithë banorët janë sensibilizuar për shuarjen e flakëve. Zjarri i rënë në orët e para të ditës së sotme në një pallat në zonën e Astirit ka hapur panik tek të gjithë banorët e bllokut të pallateve. Sipas pamjeve të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, zjarri ka rënë në tarracën e pallatit dhe fatmirësisht vetëm një kullë ka pasur probleme nga zjarri. Kanë qenë vetë banorët që kanë njoftuar zjarrëfikëset për nderhyrjë të mënjëherëshmë. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët, teksa nuk dihen shkaqet e dëmeve të ndodhura jo vetëm në tarracën e pallatit por dhe në apartamentet që kanë qenë afër zjarrit. Fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar.

”Provoje që ta kuptosh dhe vlerësosh”

Kushdo që ka marrë një kredi në bankat shqiptare për të blerë një shtëpi, e di fare mirë që banka për të siguruar kolateralin e kredisë kërkon dhe sigurimin e shtëpisë. Dhe të gjithë ata që në rastin e tërmetit të 26 nëntorit kanë pësuar dëme kane marre kostot financiare të këtyre dëmeve te kompanitë e sigurimeve. Nga të gjitha studimet që janë bërë në vëndet ku kanë rënë tërmete të tilla, ato kanë një ndikim negativ në ekonomi. Në shumë vënde, pas tërmeteve ka patur inflacion, ulje të vëndeve të punës apo efekteve të tjera si këto. Po të shtosh këtu psikologjinë e masave dhe sjelljen e konsumatorëve në këto raste e cila ka tendencë të ulet, atëherë ndikimi  në ekonominë e një vëndi kuptohet fare lehtë. Që në këto ditë, ka pallate të mbyllura, banore që nuk jetojnë në banesat e tyre. Kostot financiare nga tërmetet që ndikojnë negativisht në ekonominë e një vëndi kanë qënë problematike edhe për vënde shumë herë më të zhvilluara ekonomikisht se Shqipëria. Në këtë kuptim, duhet të përgatitemi për këtë gjë, sepse ato janë të paevitueshme.

Megjithatë, ka një mënyrë për të reduktuar kostot që rëndojnë në buxhetin e shtetit  në fatkeqësi të tilla. Është krijimi i kultures se tregut të sigurimeve të banesave, të cilat shpëtojnë jetë dhe pronë, si dhe ulin ndikimin negativ në ekonomi të fatkeqësive natyrore.Sigurimi i banesave në radhë të parë shpëton jetë njerëzish, sepse asnjë kompani sigurimi nuk ta siguron pronën nëse ajo nuk është e ndërtuar sipas të gjitha kritereve të ndërtimit, pasi nuk do të marrë risk përsipër.Mirëpo, problemi qëndron se në shoqërinë shqiptare nuk ekziston ende kultura e sigurimit. . Më konkretisht AMF nënvizon se primet e shkruara bruto në fund të 11-mujorit 2022 arritën vlerën 18.9 miliardë lekë, me një rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.Në raport me vendet e tjera , edhe me ato të rajonit, është një shifër shumë e ulët. Maqedonia e ka konsumin për frymë 120 euro, Mali Zi 100 euro, Kosova 60 euro, Sllovenia 1000, Kroacia 700, ndërsa vendet e Komunitetit  Europian, 2500 deri 2800 euro për frymë. Duket qartë nga këto shifra që shoqëria shqiptare ende nuk sillet racionalisht në këtë drejtim.Ndoshta sigurimi i detyrueshëm për banesat për momentin në Shqipëri është i vështirë për tu vendosur, pasi dihet mirë që shumë qytetarë nuk e kanë atë mundësi, sepse dihet historia e ndërtimeve shqiptare  dhe problemeve demografike të tranzicionit. Është e vështirë përshembull ti kërkosh të sigurohet banesa në Thumanë në një pallat të të amortizuar totalisht, dhe ku brenda jetojnë njërëz që kanë vetëm asistencën sociale për të mbajtur frymën gjallë. Por, ata që blejnë apartamente 50 mijë, 60, apo 100 mijë euro, në Tiranë apo në Durrës, sigurisht që e kanë atë mundësi, thjesht nuk është zakon i shoqërisë shqiptare. Në këtë aspekt, duhet nxitur fryma e krijimit të kulturës të sigurimeve të banesave apo cdo gjëje tjetër që ka të bëjë me sigurinë dhe pasurinë e njerëzve. Ndoshta është momenti që risku të kalojë nga qeveria te individi. Në këtë mënyrë, kur të ndodhin fatkeqësi të tilla, barra që rëndon mbi të gjithë ne të ulet, dhe ata njërëz që për fatkeq preken nga këto fatkeqësi mos të rijnë më sytë nga qielli dhe shteti, por me sytë nga kompanitë e sigurimeve. Në Shqipëri, sigurimet mbeten ende një tabu dhe deri më tani ato për mjetet motorike janë të vetmet që paguhen në masë nga qytetarët siç tregojnë dhe të dhënat, ndërsa tërmeti dhe fatkeqësitë e tjera natyrore mbulojnë vetëm 25% të totalit. Pas dy tërmeteve që goditën vendin në 2019-ën shumë qytetarë që ishin të siguruar morën dëmshpërblimet, falë edhe gatishmërisë së kompanive të sigurimit që nxorën në terren të gjithë inxhinierët dhe ekspertët e tyre për vlerësimin e dëmeve. Më shumë se 6 mijë raste u paguan për shkak të kontratave të lidhura të sigurimit. Nëse qeveria nuk do të shpallte skemën e Rindërtimit shumica e qytetarëve  me prona të pasiguruara do të mbeteshin në mes të rrugës pa asnjë opsion tjetër, gjë e cila ndikoi në ndërgjegjësimin e tyre.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X