Në dy vitet e fundit në vendin tonë janë regjistruar në arsimin parauniversitar 41.5 mijë nxënës më pak. Si kopshti, 9 vjeçarja apo gjimnazi kanë shënuar ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve të cilat sipas Instituti të Startistikave përkojnë me rënien e popullsisë së kësaj grupmoshe. Të ndalur sipas qyteteve Fieri kryeson në këtë drejtim teksa për vitin 2021-2022 janë regjistruar 6.270 nxënës më pak e pasuar më tej nga Elbasani e Shkodra të cilat gjithashtu regjistrojnë këtë fenomen, ndërsa një rënie më të ulët të nxënësve e gjejmë në qytetin e Kukësit dhe Lezhës. Në kopshte kjo rënie identifikohet me 8.642 më pak fëmijë sesa në vitin 2017-2018. (tabela1) Në vitin shkollor 2021- 22, u regjistruan në arsimin parauniversitar 453.989 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,5%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21 dhe 12,8% krahasuar me vitin shkollor 2017-2018 Përsa i përket arsimit professional I cili ka pasur përparësi vitet e fundit, duke u parë si një mundësi për të plotësuar nevojën e vazhdueshme për punonjës të specializuar në profesione të ndryshme nxënësit ne këto shkolla përbëjnë 17,7% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve në arsimin e mesëm. Rritjen më të lartë në përqindjen që zë arsimi profesional në këtë vit shkollor e kanë qarqet Lezhë dhe Shkodër ndërsa në Fier, Gjirokastër dhe Kukës, pati një ulje.(tabela2) Rënie e ndjeshme është ndjerë edhe përsa I përket arsimit të lartë ku në 5 vitet e fundit 8 mijë më pak studentë u regjistruan në këto institucione. Aktualsiht në universitete janë 94 mijë studentë të bachelorit, masterit dhe doktoraturës.
Marinela Lina /SCAN
Leave feedback about this