Dita kundër Homofobisë ka nisur me shpalosjen e flamurit, për të kaluar më tej në mbajtjen e forumit kombëtar kundër gjuhës së urrejtjes që prek çdo individ përtej komunitetit LGBTI.
“Ta shikojmë çështjen e diskriminimit jo vetëm me komunitetin LGBTI, por me të gjitha ato komunitete që janë viktima të përjashtimit social dhe sidomos gjuhës së urrejtjes”, tha Altin Hazizaj, presiden i Ambasadë PINK Shqipëri.
Gjuha e urrejtjes, bullizmi është një problem madhor edhe tek fëmijët. Sipas raportimeve nga platforma “I sigurt. Al” dhe linja “Alo 116”, rastet e denoncimeve kanë ardhur në rritje.
“1 në dy fëmijë gjatë 2022 ka raportuar tek “I sigurt.al.” gjuhë urrejtjeje për dhunë seksuale, më shumë orientohet ndaj vajzave dhe më pak ndaj djemve”, shprehet Borjana Dine, Platforma Kombëtare “I Sigurt.al” Ekspertët sollën në vëmendje dhe rastin e një 14-vjeçari i cili iu drejtua Alo 116, pasi kishte shkuar deri në tentativë vetëvrasje si pasojë e bullizimit që i bëhej nga shokët në shkollë.
Leave feedback about this