Mesditën e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Gramshit, pasi nga një konflikt në rrjetet sociale, një grup adoleshentësh u përleshën me thikë, e për pasojë humbi jetën 15-vjeçari Fation Bici! Për sociologun Gëzim Tushi, krimi mes adoleshentëve në vend është një fenomen që është në zgjerim. Në një intervistë televizive, Tushi u shpreh se kjo është një situatë alarmante, ku tregon se marrëdhëniet me adoleshentët nuk i kemi të mira. Sipas Tushit, prindërit dhe mësuesit kanë një rol thelbësor për trajtimin e problemeve të tyre, zgjidhje të cilat mund të marrin drejtim vetëm nëpërmjet komunikimit. “Krimi i adoleshentëve në Shqipëri ka marrë përmasa të zgjeruara. Kanë krijuar një perceptim të gabuar se për të qenë i suksesshëm duhet të jesh i fortë dhe ti përdorësh të gjitha llojet e mjeteve. Ka një zgjerim ky fenomen në shoqërinë tonë. Krimi i adoleshentëve ka një zgjerim të madh dhe ky është një infeksion që po përhapet. Ngacmimi në rrjetet virtuale kthehet në një krim në jetën reale. Kjo situatë këtyre adoleshenteve që kryejnë krime të përgjithshme është një alarm, kjo tregon se ne marrëdhëniet me adoleshentët nuk i kemi mirë. Kjo është kontradikta dhe ky është realiteti ynë. Prindërit dhe mësuesit kanë filluar që të jenë të prapambetur duke ndikuar tek adoleshentet. Me adoleshentët duhet të kesh shumë kujdes. Nuk mund ti nënshtrosh, duhet të krijosh empati të jesh i besueshëm. Edhe shkolla duhet të ndihmojë në zgjedhjen e problemeve, jo të merremi me këta kriminelë minore por të gjykojmë për rrethanat që e prodhoi këtë krim”, tha Tushi. Duke u ndalur tek përdorimi i teknologjisë, Tushi tha se adoleshentët nuk mund të jenë të jenë të izoluar nga rrjetet sociale, por kultura e përdorimit të tyre është difektoze. “Unë mendoj e nuk është faji i teknologjisë apo rrjeteve sociale as instrumenteve me të cilat komunikojnë adoleshentët e sotme. Por kultura këtu vijon të jetë e deformuar. Adoleshentët nuk mund të jetë në të izoluar nga rrejte sociale, por kultura e përdorimit të tyre është difektoze. Prindërit e mësuesit duhet të vendosin disa rregulla psikologjike lidhur me përdorimin e internetit. Një pjesë ë viktimave të pedofilisë janë nga rrjetet sociale“, tha Tushi.
Aktualitet
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, sociologu: Krimi mes adoleshentëve fenomen në zgjerim
- May 17, 2023
- 0 Comments
- 89 Views
Leave feedback about this