Një artikull i publikuar në agjencisë shtetërore italiane të lajmeve, ANSA i kushtonte vëmendje investimeve në rritje që po prekin të dy krahët e Detit Adriatik, ku nuk dilte jashtë vëmendjes edhe projekti më i ri në Shqipëri, ai i Portit të jahteve të Vlorës, ose siç njihet ndryshe, Vlora Marina, i cili edhe përse për nga gjeografia i përket detit Adriatik, ndodhet fare pranë, për të mos thënë në kufi, me Detin Jon, karakteristikë që e bën projektin edhe më të veçantë në krahasim me investime të tjera të ngjashme.Mbi 416 milionë euro investime të nisura apo të planifikuara për infrastrukturën janë dedikuar për turizmin në detin Adriatik. Ky është vlerësimi për periudhën trevjeçare 2023-2025, sipas Risposte Turismo, një kompani italiane e specializuar në kërkimin dhe konsulencën e turizmit, dhe që ishte përfshirë në Raportin e Turizmit të Detit Adriatik, të paraqitur së fundmi në Dubrovnik nga Presidenti i kësaj sipërmarrje, Francesco di Cesare, siç citohej nga Ansa. “Ndër projektet e reja, janë ai i Marinës së Vlorës në Shqipëri (me 438 poste lundërimi të destinuara gjithashtu për segmentin e superjahteve, që do të jenë të gatshme duke filluar nga viti 2025 falë një investimi total prej rreth 45 milionë eurosh)” – shkruhet në artikullin, ku përmendet gjithashtu se për sa i takon lundërimit, Shqipëria ka patur rritjen më të madhe ne pellgun e Adriatikut, me 53.9% pasagjerë më shumë se një vit më parë, pas Sllovenisë, që kishte një rritje më të madhe, dhe përpara Malit të Zi, Greqisë, apo Italisë, të cilat gjithsesi janë mjaft më përpara për sa i takon numrit total të vizitorëve.
Sipas studimit, industria e kroçerave dhe në veçanti segmenti i trageteve do të jenë sektorët që do të përfitojnë më shumë nga investimet e reja në trevjeçarin e ardhshëm, për një shumë totale prej rreth 210 milionë eurosh.
Ekzistojnë gjithashtu projekte të shumta për zgjerimin e strukturave ekzistuese, duke përfshirë marinën Polesana (138 shtretër të rinj për një investim total prej 20 milionë eurosh) dhe marinën e Korfuzit (39 shtretër të rinj për një investim prej rreth 1.5 milionë euro). Në Itali do të krijohen rreth 100 shtretër të rinj: nga 40 që priten deri në fund të 2023 në portin turistik të Jesolos (Venecia), në thuajse 50 që do të jenë gati në 2024 në portin turistik të Rodi Garganico në provincën e Foxhias dhe dhjetë të tjerë të marinës së Brindizit.
“Shifrat që publikuam për të gjithë operatorët në këtë edicion të gjashtë të Forumit të Detit Adriatik, dëshmojnë për rimëkëmbjen e të gjithë turizmit detar në Adriatik: një sektor që do të kthehet së shpejti, në 2024, për të mos thënë që në në 2023, në një gjenerator të fuqishëm ekonomik” – tha Cesare, kreu i kompanisë që ka berë këtë studim.
Leave feedback about this