Edhe një spital tjetër në prag të hapjes. Bëhet fjalë për Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme I cili do të hapet për pak ditë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
“Mirëmëngjes dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme, një tjetër investim i ri, që hap dyert pas pak ditësh, duke rritur standardin e kujdesit shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve.
Leave feedback about this