Moti i keq boshatis plazhet. Penalizohen bizneset në zonat bregdetare.
Aktualitet

Moti i keq boshatis plazhet. Penalizohen bizneset në zonat bregdetare.

Plazhet e Durrësit kanë qenë më të zbrazta se në dimër këtë të shtunë Qershori. Nuk shikon grupe turistwsh as vendas as nw det as nw banesa. E gjithë vija bregdetare po vuan pasojat e kushteve të motit, ndërkohë që prenotimet për fundjavën janë anuluar për shkak të rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut. “Këtë te shtunë plazhi i Durrësit është po aq i zbrazët sa në ditët e ftohta të dimrit. Moti i paqëndrueshëm shoqëruar me ulje temperaturash, erë dhe shi ka penalizuar turizmin, duke i mbajtur larg detit pushuesit.”tregon njeri nga menaxheret e hotelit

Në Durrës e gjithë vija bregdetare nga ura e Dajlanit deri tek Iliria, Shkëmbi Kavajës e Golemi është boshatisur plotësisht. Siç shihet nga pamjet, bizneset kanë mbyllur çadrat në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike.

Në hotelet dhe restorantet e Durrësit klientët janë të pakët. Prenotimet për të kaluar fundjavën pranë detit mungojnë, ndërsa ata të bëra më herët janë anulluar për shkak të motit. Kjo gjendje ka ndikuar negativisht për bizneset, të cilat ishin përgatitur për të pritur pushues, por edhe tek planet e vizitorëve të cilët fundjavën e kishin planifikuar ta kalonin pranë detit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë, Shëngjin dhe Velipojë. Plazhet janë pa pushues. Kushtet e motit, sipas meteorologëve pritet të ndryshojnë pas pjesës së dytë të të shtunës, kur pritet dhe një rritje e temperaturave. Ndërkohë që dita e dielë parashikoeht të jetë me diell dhe më e ngrohtë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X