Vetëm në fundjavë, mbi 16 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë
Aktualitet

Vetëm në fundjavë, mbi 16 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë

Fluksi i lartë në Morinë për pushimet në plazh. Numri I personave kosovare drejt shqipërisë sa vjen e shtohet.Më shumë se 16 mijë persona kanë kaluar kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë kësaj fundjave, sipas policisë kufitare. Shumë qytetarë të Kosovës po zgjedhin që fundjavën ta kalojnë në Shqipëri, në bregdet apo vende të tjera turistike.Por ky sezon nuk i gjen vizitorët në radhë për kontrollin rutinë që bëhej më parë. Sipas tyre, pika kufitare kalohet pa kontroll. Kjo si pjesë e zbatimit të marrëveshjes së arritur një vit më parë mes dy qeverive, që synon shmangien e radhëve të gjata.Autoritetet shprehen se në drejtim të kufirit shqiptar kanë kaluar mbi 9200 automjete nga pika kufitare e Morinës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X