Në Greqi tashmë fëmijët e emigrantëve shqiptar kanë mundësitë të mësojnë gjuhën e tyre MËMË! Një sukses i arritur ky nga shumë shoqata dhe organizata patriotike, ku njëra ndër to është “Shoqata e emigrantëve Shqiptar në Greqi” Kjo shoqatë me kryetar z. Arben Cani, ka shumë vite që punon në fushën e patriotizmit, ruajtjen e gjuhës, traditave tona shqiptare, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe luftën kundër racizmit ndaj shtetasve shqiptar në Greqi. Nga shoqata e Emigrantëve Shqiptar vijon prejardhja e shumë shoqatave të tjera në gjithë shtetin e Greqisë. Për të vleresuar mbeten veprat e kësaj shoqate duke kërkuar të drejtat e shtetasve shqiptarë prej shume vitesh në shtetin Grek. Ndihmat humanitare tek familjet e varfëra e shumë organizime të tjera tregojnë se sa e gatshme dhe dashamirëse është kjo Shoqatë Peticionet e shumta, kërkesa të ndryshme për të drejtat e emigrantit dhe protestat e Shoqatës kanë shqetësuar institucionet e shtetit fqinj, por edhe të shtetit Shqiptar. Prej shumë vitesh kjo shoqatë është bërë e njohur në shumë media Shqiptare. Shembull i veçantë për tu përmendur është Sekretarja e Përgjithshme e “Shoqatës së Emigrantëve” zonja Majlinda Gjoka. Një aktiviste e pa lodhshme, e cila prej shume vitesh është e aktivizuar nën ombrellën e “Shoqatës se Emigranteve” duke kërkuar të drejtat e tyre , duke qenë në zgjidhjen e shumë problemeve të ndryshme të shtetasve Shqiptar. Shumë i rëndësishëm fakti se prej shume vitesh Znj. Majlinda Gjoka në mënyrë vullnetare ka punuar si mësuese e gjuhës Shqipe në Greqi. Pasioni i saj mbetet mësimi i gjuhës shqipe, trashëgimia e kulturës dhe traditat e Kombit Shqiptar tek brezat e ardhshëm ! Ndoshta Qeveria apo institucionet Shqiptare nuk i vlerësojnë veprimtaritë patriotike të këtyre aktivistëve apo të kësaj Shoqate madhore patriotike, POR mediat dhe historia Shqiptare nuk i harron !
Aktualitet
Mbyllet me sukses viti shkollor i mësimit të gjuhës shqipe për vitin 2022- 2023 në Athinë
- June 20, 2023
- 0 Comments
- 213 Views
Leave feedback about this