Numri i turistëve të huaj në vendin tonë po vjen në rritje muaj pas muaji. Sipas shifrave të INSTAT kemi një dyfishim të numrit të turistëve të huaj në Prill, pasi nga rreth 36 mijë janë regjistruar mbi 67 mijë turistë.
Kjo gjë reflektohet edhe të treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese për Prillin, ku numri i vizitorëve gjithsej është rritur me mbi 55%, në krahasim me Prill 2022. Rritja më e ndejshme është për turistët e huaj, pasi kanë pësuar rritje me 85.6% ndërsa tursitët vendas kanë një rritje me 26,5 %.
Sipas publikimit të INSTAT jo vetëm që ka më shumë turistë, por ata kanë rritur edhe kohën e qëndrimit në hotele. Sipas raportit, qëndrimi në hotele gjithsej është rritur me 81 %, në krahasim me Prill 2022. Numri i netëqëndrimeve nga të huajt është rritur me 95 %.
Shumica e të huajve rezulton se në Prill kanë vizituar vendet e rajonit qendror. Sipas të dhënave të strukturave akomoduese pjesa më e madhe e turistëve në Prill ishin nga Italia, Gjermania, Anglia, Turqia dhe Kosova. Këta të fundit kanë peshën kryesore, 17% të totalit të turistëve.
Sipas turo-operatorve, sezoni turistik i këtij viti pritet të ketë një rritje me rreth 35% të turistëve në krahasim me vitin 2022.
Leave feedback about this