INSTAT/Aksidentet rrugore, ndërgjegjësohen këmbësorët, shoferët më problematikët!
Aktualitet

INSTAT/Aksidentet rrugore, ndërgjegjësohen këmbësorët, shoferët më problematikët!

Sipas statistikave të INSTAT 95 aksidente rrugore, me pasojë lëndime ose vdekje janë shënuar në muajin maj 2023. Për muajin e kaluar, rreth 98% e aksidenteve rrugore me pasoja në njerëz janë shkaktuar si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Kjo është shifra më e lartë ndonjëherë e shënuar në një muaj.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 25,3% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 50%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin maj 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Mërkurë me 21,1%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Hënë me 7,4%. Në muajin Maj 2023, 23,2% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 14:00-17:00,” konstanton INSTAT ne buletinin mujor statistikor për aksidentet.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X