Pensionistet vetem me letra figurojne ne pension se shumica prej tyre ende punojne. Edhe pse numerojne vite qe kane dal ne pension serish punojne ne po te njejten oune. Emigrimi masiv i fuqisë punëtore ka bërë që punët këtu në vend të përballohen edhe nga pensionistët Lefter Spirollari është një hidraulik në moshën 72 vjeçare. Ka 7 vite që ka dalë në pension, por që punon çdo ditë, pa pushim.Puna e perditshme e ka mbajtur shume mire si fizikisht dhe emnderisht. Ai eshte shume I kenaqur qe ende punon por I vjen shume keq qe nuk ka fuqi punetore qe ai te kete mundesi qe tja lej stafeten e profesoinit tij.“Kur mbusha 65 vjeç dola në pension me letër, por në fakt as nuk kam dalë dhe as nuk kam ndërmend të tërhiqem nga puna. Përderisa kam fuqi, ndihem mirë, qëndrimi kot në shtëpi më streson. Unë punoj privat që nga 2005. Kam një skuadër me 3 punëtorë. Punë dhe kërkesa veçanërisht për hidraulikë ka pafund në Shqipëri. Këto 4-5 vitet e fundit puna është shtuar shumë, pasi shumë specialist të fushës janë larguar nga vendi. Mendojnë se fitojnë më shumë andej, por me llogaritë që unë bëj, në fakt edhe këtu fiton mirë, po të punosh. Unë kam bërë dy shtëpi me punën si hidraulik. Fëmijët i kam sistemuar më shtëpi dhe punë këtu në vendin tonë. Nuk kam në plan të dal në pension, sa të jem mirë me shëndet do të punoj.”– tha Lefter Spirollari, Hidraulik. Ai ben apel qe shkollat profesionale te kene mundesi te nxjerrin sa me shume specialit te profesioneve te ndryshme.
Aktualitet
Pensionistët, fuqia aktive punëtore! Mungesa e të rinjve i mban ende në treg të moshuarit
- June 21, 2023
- 0 Comments
- 120 Views
Leave feedback about this