Në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin skuadra shqiptare ka triumfuar duke marre medalje të artë. Notari Gersi Troka ia ka dalë të bëjë një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, duke marrë medalje ari në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor.Troka ka lënë ndjeshëm pas rivalët e tij në finale duke vendosur kohën më të mirë (3:04.70) dhe duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale shqiptare. Notari Gersi Troka është shpallur kampion në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin. Ai është vlerësuar me medalje ari pas një performance të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not. Ministrja Kushi në një prononcim në rrjetet sociale shkruan:” Zemra mal! Një arsye më shumë që të përfshijmë në Ligjin e Sportit “Special Olympics”. Notari Gersi Troka është shpallur kampion në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin. Ai është vlerësuar me medalje ari pas një performance të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not. Ky super rezultat vjen vetëm dy ditë pasi Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi disa ndryshime në Ligjin për Sportin, të cilat lidhen veçanërisht me gjithëpërfshirjen dhe sportin paralimpik. Përmes një postimi në rrjete sociale Ministrja Kushi e quan këtë medalje të artë të kampionit Gersi Troka një arsye më shumë që vendimi për të përfshirë në Ligjin e Sportit mbështetjen për “Special Olympics” dhe “Paralympics” të bëhet realitet sa më parë. “Zemra mal për kampionin tonë special Gersi Troka, i cili fitoi medalje ari në not në Lojërat Botërore Olimpike Speciale në Berlin! Rezultate si këto janë një arsye më shumë që vendimi që sapo kemi marrë për të përfshirë në Ligjin e Sportit mbështetjen për ‘Special Olympics’ dhe ‘Paralympics’ ta bëjmë realitet sa më parë.” – shkruan Kushi në postimin e saj.Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, 5 herë më shumë se në Lojërat paraardhëse. Ata garojnë në disiplina të ndryshme si noti, peshëngritja, basketbolli e atletika. Gers kampioni ka pasur perkrahjen e të gjithë vipave të shoëbizit shqiptarë. ““Urime kampion.Një tjetër kampion Kuq e Zi mes nesh Gersi Troska fiton medalje ari në garën e 200m stil i lirë në Lojrat Botërore Olimpike Speciale që po zhvillohen në Berlin. Urime dhe suksese të mëtejshme Gersi! Jemi shumë krenarë për ty.”, shkruan në postimin në rrjete sociale këngëtarja Rosela GjylbeguMbështetje Kampioni special kishte nga gjithe Vipat e shoëbizit shqiptare. Kampioni special ka marr mbeshtetje dhe nga gazetari I njohur Marin Mema.” Po Zonja Ministre ashtu sic duhet t’ju hapen syte juve dhe qeverive (me rend e te cdo niveli) qe shume vendime qe ju duhet te merrni e investime qe duhet te beni per personat me AK, bejne ndryshimin…nisur me sherbimet qe ne femijerine e hershme, arsimin gjitheperfshires (sportit gjitheperfshires ne shkolla) e bitisur me punesimin, jetesen e pavarur, perfshirjen ne art, kulture, politike et al. Dhe nuk eshte ceshtje e “medaljeve”, se jo te gjithe do ia dalin per medalje por eshte ceshje e te drejtave, shanseve dhe e mundesive te barabarta dhe e nje jetese me dinjitet. P.S.: E dini ju qe Gersi sot kampion nuk u pranua ne universitetin e sporteve? E dini e dini… Qofte kjo medalje e tij shtyse per te shtyre e bere realitet!”thuhet në postimin e Emanuela Pepkolas.
Aktualitet
Gersi Troka kampioni olimpik special që triomfoi ne not duke u vlerësuar me medalje ari.Avantazhet dhe disavantazhet e nje kampioni.
- June 22, 2023
- 0 Comments
- 168 Views
Leave feedback about this